Biskotat e Pashkëve, receta e shijshme dhe simbolika e bukur që fshihet pas këtij rituali

22 Prill 2022, 14:00| Përditesimi: 22 Prill 2022, 14:11

  • Share

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Pastori Ylli Doci tregoi më tepër për simbolet e Festës së Pashkëve dhe mesazhet që përcillen përmes saj. Duke u ndalur edhe tek një ritual shumë i këndshëm, siç është përgatitja e ‘biskotave të pashkëve’.

“Të shtunën në darkë bëjmë këto biskotat. Dhe është shumë e veçantë sepse në çdo pjesë të gatimit dhe përgatitjes kujtohet një gjë për ngjarjen e Jezusit duke u kryqëzuar dhe duke u ringjallur. Në recetë thotë me lugë druri dhe bajame, sepse ato rrihen në një qese plastike që mbyllet dhe copëtohen këto. Dhe kur e bëjmë këtë kujtohemi që Jezui u rrah me kamxhik. Përshembull hidhet pak uthull sepse kur Jezusi ishte në kryq i dhanë uthull të pijë dhe ai nuk e mori, kripa për lotët. Dhe në proçesin e bërjes, kjo është bukuria e kësaj, ndaj kur ta bëni duhet të keni parasysh momentin ku do ndaleni për të shpjeguar jo vetëm përzierjen por edhe domethënien që ka, pasi e mbyllim furrën dhe i fusim biskotat, furra nuk hapet më sepse e ke ngrohur paraprakisht dhe e heq nga priza dhe i vendosim një ngjitse që nënkupton se kështu u mbyll edhe varri i Jezusit nga romakët. Në mëngjes pastaj  siç shkruan gratë tek varri e panë gurin e varrit të hapur dhe ne shkojmë e hapim furrën dhe shikojmë biskotat. Dhe po ti hapësh biskotat janë bosh brenda. kjo është edhe simbolika e varrit bosh” tha pastori Ylli Doci.

Kjo është receta e ‘Biskota të Pashkëve’ që do t’ju duhen për të krijuar këtë ritual kaq të këndshëm:

Përbërësit:

1 filxhan bajame

1 lugë uthull 

3 të bardha veze

1 majë luge kripë

1 filxhan sheqer

1 qese plastike që mbyllet

lugë druri

tas për përzierjen

mikser

tavë për biskotat

lugë

shirit

Përgatitja

Ndizeni furrën dhe ndani mënjanë disa letra pjekjeje.

Në tasin e mikserit të kuzhinës vendosni sëbashku të gjithë përbërësit dhe më pas përzijeni me mikserin. 

Përziejini deri sa masa të jetë e njëjtrajtshme dhe pa kokrriza. Vazhdoni me përzierjen deri sa brumi të formohet plotësisht dhe shkuma e vezëve të fryhet dhe më pas ndaje brumin në toptha të vegjël. Secilën prej tyre vendoseni mbi letrën e pjekjes dhe piqini në furrë për rreth 20 minuta. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?