Bota
Bota

Bilanci pothuajse 3 herë më i lartë se ai i raportuar, OBSH: Thuajse 15 milionë vdekje nga COVID-19 në 2 vite

5 Maj 2022, 14:53| Përditesimi: 5 Maj 2022, 16:04

  • Share

Pandemia e Covid-it ka shkaktuar vdekjen e afro 15 milionë njerëzve në mbarë botën, vlerëson Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Kjo shifër është 13% më shumë vdekje, sesa ishte parashikuar për 2 vite. OBSH beson se shumë vende nuk treguan numrin realë të të vdekurve nga Covid, ku vetëm 5.4 milionë u raportuan.

Në Indi, kishte 4.7 milionë vdekje nga Covid, thotë OBSH, 10 herë më shumë se shifrat zyrtare, dhe pothuajse një e treta e vdekjeve nga Covid në nivel global.

Këto përllogaritje marrin gjithashtu parasysh vdekjet që nuk ishin drejtpërdrejt për shkak të Covid-it, por të shkaktuara nga efeketet post COVID.

Por OBSH tha se shumica e 9.5 milionë vdekjeve shtesë që shihen mbi 5.4 milionë vdekjet e raportuara nga Covid, mendohej se ishin vdekje të drejtpërdrejta të shkaktuara nga virusi, sesa vdekje indirekte.

Krahas Indisë, vendet me numrin më të madh të vdekjeve të tepërta përfshijnë Rusinë, Indonezinë, SHBA-në, Brazilin, Meksikën dhe Perunë, sugjerojnë shifrat e OBSH-së. Shifrat për Rusinë janë tre herë e gjysmë më shumë se vdekjet e regjistruara në vend.

Shkalla e tepërt e vdekshmërisë në Mbretërinë e Bashkuar, si Amerika, Spanja dhe Gjermania, ishte mbi mesataren globale gjatë 2020 dhe 2021.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?