Bilanci paraprak i përmbytjeve në Vlorë: 323 banesa dhe 73 biznese të dëmtuara! 200 mijë euro fondi në dispozicion të të prekurve

11 Tetor, 11:56| Përditesimi: 11 Tetor, 18:17

  • Share

Vlore-  Emergjencat civile kanë verifikuar deri tani 323 banesa dhe 73 biznese të dëmtuara nga reshjet dhe përmbytjet e datës 4 tetor.

Ardian Vreshtazi, drejtori i emergjencave civile pranë Bashkisë së Vlorës, në një intervistë për Report Tv shprehet se puna vazhdon ende për verifikimet e objekteve të tjera të përmbytura.

“Preventivat dërgohen në qark ku saktësisht përcaktohet vlera e dëmit dhe pastaj kalohet në këshill bashkiak ku mbas aprovimit të tyre dhe banorët do të dëmshpërblehen. Përveç elektoshtëpiakeve ka pas edhe dëmtime edhe në mobilje dhe relativisht kanë qenë dëmet më të mëdha se në pjesë të tjera.

Është një fond në dispozicion, fondi i kushtëzuar i emeregjencave civile i cili do të përdoret rreth 200 mijë euro. Ka akoma që janë në konviktin e shkollës mjekesore të cilët trajtohen normalisht me ushqim derisa të kalohet në normalitet”, tha Ardian Vreshtazi.

Në fjalën e tij Vreshtazi u shpreh se pjesa më e prekur e Vlorës është rajoni 5, sidomos lagjia “ Karabash “ dhe lagjia 'Kushtrim' ku dëmet ishin më të shumta.

 200 mijë euro janë parashikuar nga emerngjencat civile për ti kaluar të prekurve, ndërkohë që shifra do të jetë edhe më shumë duke përfshirë dhe donacionet . 

Drejtori i emergjencave civile shprehet se evidentimi do të vijojë ende në terren dhe se ka nisur puna per pastrimin e kanaleve.

Ndërsa bashkia e Vlorës ka nisur aksionin për pastrimin e kanaleve që do duhet të ishin pastruar para përmbytjes masive të qytetit bregdetar.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luani: 11/10/2024 20:15

    200 mij euro i do vetëm drejtori Vreshtazi.

    Përgjigju
  • filip: 11/10/2024 13:53

    Gjith ky dëm pse nuk u pastruan kanalet dhe sepse hidrovori është i vjetër,me lekët e dëmshpërblimit do bëhej një hidrovor i ri.

    Përgjigju
  • Fondi: 11/10/2024 13:22

    €500 per banese/biznes i bie te marrin nga fondi secili.

    Përgjigju
  • ylli: 11/10/2024 13:09

    200 mije euro i do vetem nje familje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?