Foto ilustruese

Bien infektimet me COVID në vend, vetëm 10 qytetarë të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orë

2 Maj 2022, 18:02| Përditesimi: 2 Maj 2022, 18:59

  • Share

TIRANË- Situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm. Në 24 orët e fundit, numri i infektimeve me COVID është ulur, ku vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, nga 60 të infektuar një ditë më parë. Për të 16-ën ditë radhazi, në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Ministria e Shnëdetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë identifikuar 6 në Tiranë, 2 në Gjirokastër dhe nga një qytetar në Patos e Himarë. 

Aktualisht janë 375 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 52 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,306 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (02 Maj 2022) 

Raste të reja ditore            10
Të shëruar në 24 orë         52
Të shtruar në spitale          5
Humbje jete në 24 orë       0
Testime ditore                    835 

Testime totale                    1,807,808
Raste pozitive                    275,177
Raste të shëruara              271,306
Raste Aktive                      375
Humbje jete                       3,496 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            235
Fier                46
Vlorë              35
Gjirokastër     13
Shkodër         11
Elbasan          9
Korçë              9
Durrës             7
Berat               4
Kukës              3
Lezhë              3

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?