Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden

Biden: SHBA po punon për t’ia hequr Ukrainës kufizimin e përdorimit të armëve me rreze të gjata

11 Shtator, 09:29| Përditesimi: 11 Shtator, 09:36

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha dje (10 shtator) se administrata e tij është duke punuar për ta gjetur një mënyrë për heqjen e kufizimeve ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve me rreze të gjata veprimi në luftën e saj kundër Rusisë.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do t’i heqë kufizimet për Ukrainën, Biden u përgjigj duke thënë se administrata e tij “po punon për këtë tani”.

Shtetet e Bashkuara kanë ngurruar ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët me të cilat e furnizojnë për sulme thellë brenda Rusisë, për shkak të druajtjeve se mund ta përshkallëzojnë konfliktin.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje vendeve të Perëndimit javën e kaluar t’i heqin kufizimet, duke u thënë liderëve ushtarakë dhe të mbrojtjes, të cilët u mblodhën në Gjermani, se ata nuk duhet t’ia kufizojnë aftësitë vendit të tij për luftimin e forcave të Kremlinit.

Por, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha pas takimit se asnjë armë ushtarake si e vetme nuk është vendimtare për Ukrainën për t’u mbrojtur nga pushtimi i plotë rus, dhe se përdorimi i armëve amerikane për sulme thellë brenda në Rusi nuk do ta kthente luftën në dobi të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 11/09/2024 09:44

    Me sa duket shba do ta shuaje fare ukrainen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?