Besimtarët katolikët kremtojnë festën e Shën Lezhdrit

15 Maj 2022, 11:01| Përditesimi: 15 Maj 2022, 11:04

  • Share

Festa e Sh’Lezhdrit mblodhi dhjetëra pelegrin në kishën me të njëjtin emër në fshatin Prull të Lezhës.

Besimtaret katolik u bënë pjesë e ritualit fetar i cili u mbajt në këtë objekt kulti mbi 600-vjeçar, qe u rindërtua tre vite më parë me kontributin e vetë banoreve.

‘Është festa e Shën llezhdrit, kjo festë simbolizon festën e Shën Aleksandrit  që i lutemi tërë fshati, priten vijnë edhe nga zona të tjera. Kjo është mrekulli, ky është vend i shenjtë, për çdo ditë këtu e ke plotë me njerëz. i lutemi zotit për gjithçka e para për familjen tonë. Ky vend ka dhe kjo abaci ka një histori të lavdishme dhe domethënese që daton që në shekullin e 13’-thotë studiuesi Dom Nik Ukgjini.

‘Sot kemi ardhur sepse është ditë feste 13 maj  festa e shën llezhit, vim 1 herë në muaj dhe kemi besim si jo.’- tha një vizitor.

‘Kjo kish është shumë e shenjtë për ne, populli e ka ndërtuar krejtë, çdo gurë që është vënë. Po e kemi porosi se sa të jemi gjallë këtu kena me besu. Sot është në zhvillim e sipër jemi krenar që e kemi këtë kishë këtu.’- tha një tjetër.

‘Kur ke besimin  ke dhe kishën   dhe zotin i ke te tëra, kur nuk e ke besimin vjen në kishë kot. Unë falenderoj zotin për të gjitha mundësitë që ma ka thirrë zemrën  jam taku me të, kam besim të plot, vij në mesh jo këtu, por në çdo kishë. Këtu të veçantë ka  themelet e vjetra  që na kanë dhënë të parët tanë dhe rrugën e atij ne s’do ta ndalojmë kurrë.’- u shpreh një tjetër.

‘Kam ardhë nga Lezha kjo kishë është e veçantë se e kanë rregulluar, jena të gëzuar sepse është ë ndryshme. Unë lutem për hatër të zotit’- tha një besimtar.

Festa e Shen Lezhdrit u kremtua edhe në Dioqezen e Rreshenit, ku per tre dite me radhe u mbajten njësërë veprimtarishe nën drejtimin e ipeshkvit Dom Gjergj Meta.

Shën Aleksandri i Romës (sh'Lezhdri) u martirizua në vitin 289 në Drizipera, një qytet që sot nuk ekziston, por që ishte diku midis Turqisë dhe Bullgarisë së sotshme. Aleksandri ishte një ushtar romak i legjionit të Tiberianit, i cili dha jetën për të mos e mohuar besimin e tij.Kisha katolike, Kisha Ortodokse dhe ajo Anglikane e festojnë me datë 13 maj.

‘Ky ambient  në fakt është një vendi mrekullueshëm me shtrirje gjeografike, por gjithë ajo pasuri e atij vendi  është ajo tradita  ajo historia  e kësaj abacie  në të cilën daton në shekullin 13 si e tillë  dhe pikërisht kushtuar Shën Gjergjit martir të shekullit të tretë i cili ka lënë gjurmë nga jeta e tij e martizume dhe në pjesën e Mirditës. Faktikisht ai llogaritet që është mbrojtësi i gjithë fisit të Mirditës. Gjithë ajo popullatë  e ka një histori  të mrekullueshme, të lavdishme e kanë pas si frymëzim  këtë shenj dhe pikërisht këta e kanë zgjedhur  që të jetë mbrojtësi i tyre ne të gjitha betejat  historike për të mirën e kombit për të cilët kanë punuar fisi i Mirditës. Kisha e Shen Lezhit kjo kishë dhe disa kisha të tjera  që i janë kushtuar ketij shekulli. ky vend  ka një rëndësi të veçantë për arsye  se është i ruajtur një objekt, monoment kulture i cili është i shekullit 13 dhe i cili  ka pas dhe gjuhën e ndryshme te trafeskëve brenda  dhe këtu ka rezatuar një kulturë  perëndimore që nga mesjeta e hershme   dhe është ruajtur vazhdimisht  si ambient i shenjtë i veçantë , njerëzit kanë ardhur  nga rrethinat këtu për ta respektuar këtë  shenjë dhe   për të respektuar  historinë  e këtij vendi dhe  rolin që ka luajtur Shën Llezhri  në historinë e gjithë Mirditës.’- tha Dom Nik Ukgjini, studiues.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?