VIDEO/ Berisha ngatërrohet në Këshillin Kombëtar, nuk i ndahet shpirti nga Kuvendi Popullor

29 Shtator, 20:53| Përditesimi: 29 Shtator, 21:12

  • Share

 

Sali Berisha duket se ka një lidhje shpirtërore të pazgjidhshme me regjimin e dikurshëm komunist. Edhe pas më shumë se tri dekadash, ai vazhdon t’iu referohet institucioneve shtetërore me emërtimet e dikurshme komuniste. Një shembull i freskët ndodhi gjatë njërit prej fjalimeve të tij të fundit, kur Berisha i është referuar Kuvendit si “Kuvendi Popullor,” emri zyrtar gjatë epokës komuniste.

Ndoshta reminishencat përforcohen me kalimin e moshës, ose ndoshta është thjesht ndonjë lapsus që i shpëton pa dashje. Por për ata që e kanë ndjekur nga afër karrierën e tij politike, këto momente duket se përbëjnë një kthim të pavullnetshëm në një kohë kur Berisha thuhet se ishte edhe pjesë e rrethit të ngushtë të familjes së diktatorit Enver Hoxha.


Lajmi kryesor:

Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për 7 tetor, Berisha paralajmëron bllokim rrugësh në Tiranë! Nesër pritet të rikthehen dhe flakdanët në Kuvend! Berisha: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?