Në kërkim ndërkombëtar, dërgohet për gjykim 40-vjeçari! Bëri thirrje në rrjetet sociale për heqjen e pllakatit të Erdogan në Laç: S’mund të vendosen simbole të një vendi që na ka pushtuar

25 Tetor, 09:09| Përditesimi: 25 Tetor, 10:33

  • Share

LEZHË- Një 40-vjeçar në kërkim ndërkombëtar, Leon Molla, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Lezhës. Prej vitit 2012 ai jeton në Francë, ndërsa është dënuar me burg në mungesë në dhjetor 2020, pas djegies së flamur turk në një protestë në Mirditë. Ai nuk ka vuajtur asnjë ditë burgim, pasi nuk është ekstraduar nga shteti shqiptar. 

Prokuroria e Lezhës kësaj radhe kërkon gjykimin e 40-vjeçarit Leon Molla për akuzën "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve", pasi sipas organit të akuzës përmes videomesazheve të shpërndara në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për heqjen e pllakatit të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i vendosur në sheshin me të njëjtin emër në qytetin e Laçit.

Hetimet në lidhje me rastin në fjalë nisen në muajin shkurt të vitit 2022-të, pas tentativës së heqjes së pllakatit të Erdogan i cili u vendos në lagjen e ndërtuar pas tërmetit nga qeveria turke. Sipas dosjes hetimore Leon Molla është personi i cili përmes reagimeve në rrjetet sociale i ka nxitur këto veprime, duke kërkuar që pllakatit të vendoset lënde plasëse.

Çështja në fjalë ka kaluar për Gjykim themeli në Gjykaten e Lezhës dhe më 29 tetor pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj tij. 40-vjeçari do të hetohet në mungesë pasi prej vitit 2012 është emigrant në Francë ku ka fituar edhe statusin e azilantit.  I kontaktuar me telefon Molla tha se i qëndron vendosmorisë së tij për mbrojtjen e vlerave të territorit shqiptar, pasi sipas tij nuk mund të vendosen simbole të një vendi që na ka pushtuar siç është Turqia.

Ai e konsideron absurditet të drejtësisë shqiptare marrjen e tij të pandehur për një çështje të tillë e cila mbron kombin kombin shqiptar. Leon Molla, është dënuar dhe më parë me 2 vite burg nga Gjykata e Lezhës, për thirrjet në rrjetin social Facebook për heqjen e flamurit turk nga diga e HEC-it në Qafë Mollë të Mirditës. Ai u gjet fajtor për veprën penale "Nxitja e Urrejtjes".

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/10/2024 00:46

    Ky nuk eshte kriminel,por HERO! Mire pllakati tek pallatet e ndertuara pas termetit meqe i financoi qev.turke,dilte e tepronte,por sheshit c'dreqin ja vune emrin Erdogan?! Shkembyem emertimet me emrin e diktatorit tone me emrin e nje diktatori te huaj! Mendoni se ai eshte me i mire se toni qe te merritonte emertimin e sheshit?!

    Përgjigju
  • Mergimtari: 25/10/2024 13:15

    Ne mendimin tim,per aq sa shkruhet,Z .Molla nuk ka bere asnje krim kunder shtetit apo popullit.Integriteti i Shqiperise duhet te mbrohet ne cdo forme.Ky eshte vendi yne.

    Përgjigju
  • Luli: 25/10/2024 12:00

    Fiks fare antonjo

    Përgjigju
  • Antoni: 25/10/2024 10:10

    Qënka prekur shum quni për pllakaten e pushtuesit! Po për ndërtimin që ju boni pushtuesi au gëzuat?Edhe Italia ishte pushtuese po ka plot emra fashistësh në rrugë,përmendore në Shqipëri apo se jan Italian nuk ta vret syrin apo fetare që ju ju pëlqen.

    Përgjigju
    • Deni: 25/10/2024 13:05

      Jo, as per dhuraten e turkut nuk na erdhi mire, po nuk na ka pyet njeri. Le ta marre prap se s'na ngel hatri.

    • Roy: 25/10/2024 12:12

      Ti nuk je Anton por Abdullah.

    • Pergjigja: 25/10/2024 11:37

      Me mir te fledh ne lulishte se sa te pranosh ndihmen e turqve..bravo diali qe ka thyer pllakën i gjith populli shqiptare duhet ta mbështesin,, vetem gjakprishurit mbështesin turqit.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?