Balluku, Gjiknuri dhe Manja

Belinda Balluku prezantohet nga Gjiknuri si drejtuese politike e PS në Dibër

25 Maj 2022, 10:36| Përditesimi: 25 Maj 2022, 10:37

  • Share

Belinda Balluku është prezantuar si drejtuese e re politike e Partisë Socialiste për Qarkun Dibër.  Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PS i cili ka marrë pjesë në prezantim. Gjiknuri në një postim në Facebook shpreh bindjen se procesi i zgjedhjeve që po zhvillohet në PS do të japë garancinë për fitore në zgjedhjet elektorale të 2023 dhe 2025.

“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut Dibër ku prezantova Belinda Balluku -n si drejtuese politike. Jam i bindur që Belinda ka eksperiencën e duhur për të vijuar punën e mirë të bërë nga Ulsi Manja në këtë Qark gjë që u reflektua me rezultatin fantastik në zgjedhjet e 6 Marsit. Suksese Ulsiut në detyrën si drejtues politik i Qarkut Lezhë.

Theksova gjithashtu se procesi i zgjedhjeve në Partinë Socialiste do sjellë rienergjizimin e çdo strukture dhe do na japë garancinë për fitore në zgjedhjet elektorale të 2023 dhe 2025”, theksoi Gjiknuri.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Poni: 26/05/2022 05:17

    Se ca lidhje ka kjo me dibren nje zot e di

    Përgjigju
  • Jola: 25/05/2022 13:58

    Fitoren ua jep aleanca me Ymer Lalen apo kriminale te tjere te "nderuar".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?