Bejko në Report Tv: PD do të futet në izolim total nëse në krye vjen 'non grata'! Dyshja Berisha-Meta? Do bëjnë zhurmë, por jo opozitë reale, s'pengojnë dot Ramën

20 Maj 2022, 18:12| Përditesimi: 20 Maj 2022, 18:53

  • Share

Ish-anëtari i Këshillit Kommbëtar të PD, Roland Bejko tha në Report Tv se Partia Demokratike do të futet në izolim total nëse Sali Berisha do të vijë në krye të saj. Ai shpjegoi se një "non grata" nuk do të mund të pranohet kurrsesi nga ndërkombëtarët si kryetari i një partie dhe për rrjedhojë do të dëmtohet PD.

"PD nuk ka një bari, nuk ka një grup të unifikuara, të kryjenë detyrat e tyre. PD e pengon Berisha të unifikohet, sepse i bën hezitues deputetët. Deputetët nuk mund të jetë pjesë e Berishës, sepse nëse do të jetë zyrtarisht kreu i PD ne do të shikojmë që SHBA do të njoftojnë që nuk e njohin Berishën si kryetar dhe do të shkëpusin marrëdhënien me PD. PD do të futet në izolim të plotë, këto deputet nuk mund t'i bashkohen Berishës.  Kjo i intereson Ramës. Ka deputet që dyshojnë që Alibeaj është në grupin e Bashës.", tha ai.

I ftuar në "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj, anëtari i PD tha se përgjejgës për situatën e PD është Berisha.

"Opozita është pengë i problemeve të veta, prej një njeriu. Basha ikur, por ka faji ky tjetri, Berisha e di që nuk po e çon askund opozitës.", tha ai.

Për sa i përket "zërave" për "bahskimin" e Berishës dhe Metës, Bejko tha se do të jetë jë dyshe që do të bëjë shumë zhumrë, por kurrsesi nuk do të prodhojnë opozitën reale dhe nuk do të pengojnë Ramën në punët e tij.

"Berisha-Meta do të bëjë zhurmë, por nuk do të prodhojë opozitë reale, Nuk do të pengpojë ramën të bëjë punët e tij. Meta e ka gati kartonin e kuq nga SHBA", tha demokrati.

"Rama nuk do një president konsensual", ky ishte komenti i Bejkos lidhur me cështjen e presidentit.

"Rama nuk e do një president konsensual. Berisha është në të drejtën e tij, nuk do që grupi i Aleibejat të jetë një i konsoliduar. Ndërkohë që prisnim që Grupi Parlamentar të vendosej ose pro se kundër Berishës, ai u nda edhe më shumë. ", tha Bejko

Kujtojmë që PD është vetëm dy ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve për kryetarin e PD. Sali Berisha është në garë me Ibsen Elezin.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?