Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli zbulon detaje për jetën personale: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore

29 Nëntor, 09:32| Përditesimi: 29 Nëntor, 09:47

  • Share

Politikani dhe bizesmeni i njohur nga Kosova së fundmi ka zbuluar disa detaje të pathëna më para përsa i përket jetës personale.

I ftuar në podcastin e Arbana Osmanit Behgjet Pacolli tregoi se ka dy vajza nga lidhjet jashtëmartesore, me dy gra të ndryshme.

Pacolli u shpreh se e para ka qenë aksidentale dhe ndërsa e dyta e ka qenë e planifikuar.

“Baba për herë të parë jam bërë në moshën 24-vjeçare. Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Arbëresha që jeton në Austri, është vajza e madhe. Ka qenë në një kohë tranzitive, pas mbarimit të studimeve dhe kohës kur shkova në shërbimin ushtarak.

Vajza tjetër ka lindur kur kam qenë 30 vjeç. Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar, por e dështuar lidhja”, tha Behgjet Pacolli.

Më tej ai u shpreh se vajzat janë bankiere dhe është shumë i lumtur për to.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?