‘Behari ka ardhur më herët!’ Pushuesit: Zgjedhim Pogradecin për klimën, kulinarinë dhe çmimet më të lira se në Jug!

13 Qershor, 16:44| Përditesimi: 13 Qershor, 16:55

  • Share

Favorizuar nga temperaturat e larta, pushuesit kanë nisur plazhin në liqenin e Ohrit. Sezoni pritet te hapet zyrtarisht me 15 qershor në Pogradec, kur pritet te vendosen bovat ne liqen dhe rojet e plazhit.

Qyteti juglindor për pushuesit ka shumë karakteristika pozitive, duke përfshirë çmimet më të lira se ne bregdet  dhe klimen e mire e te fresket.  Por disa prej tyre thanë se uji i liqenit nuk eshte i paster.

“Behari ka ardhur me herët se vitet e tjera. Por në Pogradec klima është e mirë e freskët. Çmimet të lira, sidomos frutat dhe zarzavatet. Ne gatuajmë në shtëpi, por dhe në restorante më lirë janë se në plazhet e jugut”, tha një pushues.

“Turistë po vijnë, por për momentin ka më shumë vendas. Përgjithësisht kushtet janë të mira, por kanë mundësi ta mbajë dhe më pastër bashkia”, tha një pushues.

Këtë vit në Pogradec janë respektuar hapsirat për plazhet publike, ndërkaq Bashkia është kujdesur të ofrojë çadra falas në keto hapsira.

Pogradeci mbetet në qendër të destinacioneve turistike te veres kryesisht për vendasit. Për muajt Qershor, Korrik dhe Gusht pothuajse te gjitha njesite akomoduese jane te rezervuara.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?