Bayern Munchen feston suksesin

Bayern Munich 'tërmet 7 ballësh' në Bundesligë, Kane vendos rekord historik! Fitojnë Dortmund dhe Leipzig (GOLAT)

23 Shtator 2023, 18:52| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 18:54

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e pestë. Me fillim nga 15:30 u zhvilluan pesë duele, ku ra në sy fitorja 7-0 e Bayern Munich kundër Bochum. Te tri pikët dolën edhe Augsburg, Dortmund, Hoffeinheim dhe Leipzig.

Në "Allianz Arena", Bayern Munich ishte i pandalshëm dhe u ngjit në krye të renditjes me 13 pikë, kjo pas fitores 7-0 kundër Bochum. Lideri i ndeshjes ishte Harry Kane i cili shënoi tripletë dhe arriti 7 gola në 5 ndeshje me skuadrën e Mynihut. Ai u bë kështu lojtari i parë në historinë e Bayernit që shënoi më shumë se 6 gola në 5 ndeshjet e tij të para për klubin gjerman, duke kaluar Gerd Müller, Miroslav Klose dhe Mario Mandzukic të cilët kishin 5 gola në 5 ndeshjet e tyre të para për bavarezët.

Bundesliga - java 5, e shtunë:

Augsburg 2-1 Mainz (Demirovic 15', 45' (p) / Ajorque 6')

Gladbach 0-1 RB Leipzig (Uerner 75')

Bayern Munich 7-0 Bochum (Choupo-Moting 4', Kane 13', 54', 88', de Ligt 29', Sane 38', Tel 81' )

Dortmund 1-0 Uolfsburg (Reus 68')

Union Berlin 0-2 Hoffeinheim (Kramaric 22' (p), Beier 38')

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?