Batuta e Ramës: Unë jam vetëm me Bachelor, shqiptarët të gjithë me Master

28 Janar 2022, 12:05| Përditesimi: 28 Janar 2022, 12:59

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama nuk hezitoi të shkëmbejë batuta me të pranishmit teksa prezantoi zgjeroi bashkëpunimin ndërkombëtar të Universitetit Bujqësor të Kamzës. Kryeministri tha se në sallë ai është i vetmi pa tituj akademikë, ndërsa shqiptarët janë me Master.

“Në këtë sallë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe pa asnjë kurrfarë statusi akademik. Jam një Bachelor i thjeshtë nga e kaluara ime, por Evisi e thotë që po të konvertohet me sistemin sot, i bie të kem bërë Master. Por nuk ka shqiptarë pa Master”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: S’ka më fond për studentët që ikin jashtë shtetit dhe turp që nuk kthehen! Do ua japim ekselentëve që rrinë në Shqipëri


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?