Moment nga ndeshja

Basketboll meshkuj/ Vllaznia fiton me Teutën dhe dërgon përballjen në gjysmëfinalen e pestë

10 Maj, 11:07| Përditesimi: 10 Maj, 11:08

  • Share

SHKODËR - Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj është në fazën e play-off gjysmëfinal. Mbrëmjen e së enjtes në "Qazim Dervishi" të Shkodrës vendasit e Vllaznisë fituan 72-71 kundër Teutës dhe e dërgojnë serinë e ndeshjeve në 2-2, duke ia lënë gjysmëfinales së pestë dhe të fundit për të mësuar se cili ekip do jetë në finalet e play-off kundër Besëlidhjes.

Çereku i parë nisi mirë për vendasit që morën avantazhin pas rezultatit 19-13, teksa edhe në të dytën sërish Vllaznia fitoi 20-15, për ta mbyllur me 11 pikë avantazh pjesën e parë.

Në çerekun e tretë Teuta fitoi 18-22, teksa edhe pse e mbylli periodën e katërt 15-21, nuk mundi që të barazonte ndeshjen. Në fund Vllaznia fitoi me vetëm një pikë më shumë dhe të dielën në 19:00 vendoset finalisti në "Ramazan Njala".

Te Vllaznia me 21 pikë më i miri në parket ishte Craig Lamont Saab, teksa Redi Rakaj shtoi 17 pikë dhe Veton Gjecaj 12. Ndërkohë te Teuta më të mirët në parket ishin Elian Memçaj dhe Patrick Bacon me nga 21 pikë dhe Brandon Ismael Lauani me 16.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?