Moment nga ndeshja në Durrës

Basketboll meshkuj/ Teuta mposht Vllazninë në ndeshjen që zgjati 5 ditë, dërgon serinë në 2-1

7 Maj, 10:28| Përditesimi: 7 Maj, 10:30

  • Share

DURRËS - Teuta fitoi 97-95 kundër Vllaznisë në gjysmëfinalen e tretë mes tyre në basketbollin për meshkuj sa i takon garës për një vend në finale. Në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" të dyja skuadrat u rikthyen të luanin në parket pjesën e dytë, ose thënë ndryshe dy periodat e mbetura.

Ndeshja zgjati pesë ditë për shkak të pretendimeve të miqve se në ndeshjen e parë më 2 maj kishte një problem me tabelën elektronike, duke u tërhequr nga parketi.

Dueli i së hënës në mbrëmje ishte i luftuar, teksa ndeshja e pesë ditëve më parë ishte mbyllur 47-40 në pjesën e parë. Çereku i tretë pa ekuilibër në parket, me skuadrat që barazuan 23-23. Në atë të fundit, paçka se Vllaznia fitoi 27-32 me pesë pikë epërsi, sërish miqtë nuk mundën të merrnin epërsinë.

Kështu pas tre ndeshjeve Teuta rikthen epërsinë në 2-1 dhe të enjte në 19:00 luhet ndeshja e katërt. Në rast së në "Qazim Dervishi" të Shkodrës Teuta merr një tjetër fitore, atëherë do jetë ajo që do luajë seritë e finaleve me Besëlidhjen.

Nga ana tjetër Vllaznia ka shansin që të çojë ndeshjen në barazim 2-2 dhe t'ia lërë gjithçka ndeshjes së pestë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?