Çifti Nancy Pelosi dhe Paul Pelosi

Bota

Bashkëshorti i Nancy Pelosit dënohet me 5 ditë burg, 82-vjeçari drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit

24 Gusht 2022, 09:45| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 09:49

  • Share

Bashkëshorti i Nancy Pelosit, Paul Pelosi, u dënua me pesë ditë burg të martën për kundërvajtje nën ndikimin e alkoolit në Kaliforni, njoftoi Zyra e Prokurorit të Qarkut Napa.

Pelosi, 82 vjeç, u arrestua pasi akuzohet se drejtoi makinën nën ndikimin e alkoolit duke u përfshirë në një aksident në muajin maj në Kaliforni. Ai e kishte nivelin e alkoolit në gjak mbi 0.08%.

Pelosi ka kryer dy ditë të dënimit dhe dënimi i është shkurtuat me dy ditë për shkak të sjelljes së mirë, sipas të dhënave të gjykatës. Ai duhet të shërbejë tre vjet shërbim prove dhe të paguajë 4,927 dollarë kompensim për faturat mjekësore dhe pagat e humbura të të plagosurve në aksident.

Bashkëshorti i udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve nuk u paraqit në gjykatë për dënimin e tij, pasi nuk kërkohet nga ligji iKalifornisë, përveç nëse mandatohet nga një gjyqtar.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • sugar: 24/08/2022 10:09

    nancy akoma me keq me whiskey, llogarite ne cfar statusi esht amerika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?