Bashkëpunim energjetik Shqipëri-Greqi, ministrja: Forcojmë sigurinë! Homologu grek: Së shpejti memorandum

13 Maj 2022, 14:05| Përditesimi: 13 Maj 2022, 17:13

  • Share

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti në një takim ministrin e Energjisë dhe Mjedisit të Greqisë, Kostas Skrekas. Në një deklaratë të përbashkët për mediat pas takimit, të dy ministrat kanë informuar mbi temat e diskutimit.

Ministrja Balluku tha se kishte diskutuar me homologun grek për linjën e re të interkonjeksionit midis dy vendeve, për të cilën të dy Operatorët e Sistemit të Transmetimit kanë nisur punën menjëherë pas takimit që u zhvillua në janar të këtij viti në Athinë dhe pritet që brenda vitit të ketë një studim të mirëfilltë. Synimi është që brenda vitit 2030 linja e re e transmetimit midis Shqipërisë dhe Greqisë të jetë operative.

“Si Shqipëria dhe Greqia, është e nevojshëm të shkojnë drejt burimeve të gjelbërta. Diçka tjetër që diskutuam në detaje, është fakti që të dyja vendet kanë vendosur të investojmë në gazifikimin e terminaleve tona. Kemi diskutuar rreth portit të lundrueshëm në Vlorë. Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm, kemi adresimin e operatorit të transmetimit në kompani në që ofron sot shërbimet rajonale dhe që përbëhet nga operatori grek, italian dhe bullgar. Është i rëndësishëm për sa i përket transmetimit. Do të ishte e udhës ta aderonim, kjo do të behet me aprovimin e BE”, tha Balluku.

Në takim është diskutuar edhe mbi funksionimin e Bursës Shqiptare të Energjisë, nisur edhe nga fakti se pjesë e delegacionit grek kanë qenë edhe përfaqësues të kompanisë greke, e cila ka fituar të drejtën për të ofruar shërbimin e kësaj Burse. Ministrja Balluku njoftoi se në datën 23 nëntor parashikohet të nisë operimet Bursa Shqiptare e Energjisë, duke përmbushur kështu një kusht tjetër të rëndësishëm për liberalizimin e tregut shqiptar, ashtu siç kërkohet edhe nga Bashkimi Europian.

Duke folur për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur një tjetër iniciativë të rëndësishme siç është aderimi i OST shqiptare në kompaninë e cila ofron sot shërbimet rajonale europiane. SEIEeNE CC është një nga gjashtë Koordinatorë Europiane Rajonalë të Sigurisë, që ka si qëllim koordinimin e OST-ve europiane në nivel rajonal, me qëllim bashkëpunimin në fushën e procesit të “green transition”. Aktualisht kjo kompani përbëhet nga OST e Bullgarisë, Greqisë, Italisë dhe Rumanisë.

“Unë i kam kërkuar kolegut Skrekas që të na mbështesë politikisht përsa i përket kësaj kërkese të Republikës së Shqipërisë, sepse siguria energjetike edhe e vendit tonë do të shtonte sigurinë energjetike të rajonit dhe kjo është diçka e rëndësishme për të cilën ne do të insistojmë në të ardhmen edhe përmes kërkesës tonë në Komisionin Europian”, u shpreh Balluku.

Ministri grek tha se ky bashkëpunim ka për qëllim që dy vendet të jenë konkurrente për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike. Ai tha se së shpejti do të realizohet edhe një memorandum.

"Dua të falënderoj mikeshën time Belinda. jemi takuar para pak muajsh në Athinë dhe atje më drejtoi një ftesë dhe ndaj jemi këtu sot bashkë. Jemi në një përudhë shumë kritike, ky sulm i papritur i Rusisë që ka shkaktuar mijëra të vdekur ka krijuar pasoja të rënda në sektorin e energjisë së Evropës. Çmimet janë ngritur sot dhe kërcënojnë të gjitha familjet. Pra kjo vizitë është shumë e rëndësishëm, sepse ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit Shqipëri-Greqi. Ne duam të mbrojë sigurinë e vendeve tona, si edhe të jemi konkurrentë për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike. Tani dy vendet bashkëpunojnë në këtë sektor. Pala greke do të materializojë funksionalitetin e tregut të ri në Shqipëri. Kjo do t’i jap mundësi Shqipërisë të integrohet në tregun e evropian.  Ne propozuam edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në qendrën rajonale të sigurisë, aty ku aksionerët janë Greqia, Italia, bulgaria, tani duam të marrë pjesë edhe Shqipëria. Ne duam të realizojmë edhe një memorandum mes dy vende. Jemi në 400 mgv, por duam që të trefishohet. Ne verën e kaluar jemi mbështetur sa i përket energjisë te Shqipëria.", tha ai.

Sektori i gazit ka qenë një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit dypalësh, nisur edhe nga fakti se të dy vendet, si Greqia me terminalin e Aleksandropulit, ashtu dhe Shqipëria me terminalin e Vlorës kanë vendosur që të investojnë në gazifikim në 10-vjeçarin e ardhshëm.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Khg: 15/05/2022 05:27

    Kush ka pare mire nga greket ? Nje vend parazit qe jeton me turizem. Vetem mashtrime dine te bejne.

    Përgjigju
  • Bishti i qenit: 13/05/2022 16:17

    Kur qeverite e Shqiperise dhe Greqise neneshkruan ne 2009 marreveshjen e ashtuquajtur te detit, me heret, qysh ne vitet 2000, qeverite socialiste e kishin gelltitur corben greke permes manovrave te njejta. Si psh memorandume ose komitete te perbashketa per "ujrat" ndermjet dy vendeve. Pasiqe dhe u kerdis me arkiven e MPJ nen Milo dhe zhduku ca dokumente, me ne fund ne 2009 kur Karamanlis ne hall te krizes qe ende qe e fshehte, Greqia kerkoi kthimin e favorit qe Nea Demokracia kishte ndihmuar financiarisht fillimet e PD (kuptohet me para nga SHBA) Berisha nuk u mendua shume te hidhte firmen. Por kishte harruar qe kriza greke varej ne vendimarrjen e Berlinit. Qe u dha nje leksion shembullor permes kandidatit Rama dhe gjermanofilit Zaganjori. Kushdo qe mendon se propozimi i tij si President qe nje merite demokratike e Rames, gabohet. Ishte nje pagese dhe sigurese e Berlinit ne ujdite me Ramen. Qe i deshtuan kur ky u ktheu kurrizin sapo i shkeli syrin dashnori SHBA. Sidoqofte, koha kaloi dhe tek jane serish aty ku e lane. Me memorandume te "parendesishme" dhe emertime te ndryshme, qe nxenesi i Karamanlis, Misotaqi i ri, po ujdiset me nje Rame tashme te pjekur ne punet e shtetit dhe zhvatjes se tij. Ndaj dhe hapsira e Jonit mund tu jape nje mundesi te madhe "investitoreve strategjik" te hidrokarbureve qe tani me shume se kurre jane te gatshem te financojne me para ne dore aksesin e shpejte ne det. Se si do ta kete emrin kjo manovra e re e zhvatjes nuk dihet. Mbetet per tu pare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?