Foto ilustruese

Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës në Strasburg: Të çojmë përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca

30 Shtator, 13:59| Përditesimi: 30 Shtator, 14:48

  • Share

Bruksel-Lulzim Basha , deputeti i grupit ‘Euroatlantik’ ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Këshillin e Europës. Basha ka sjellë në vëmendje çështjet e fundit të zhvillimit politik në vend nga arrestimi i Salianjit deri tek mandati i deputetes së PS-së Olta Xhaçka, njofton ai përmes një postimi në Facebook. Basha shtoi më tej se duhet çuar përpara vettingu në politikë, i cili sipas tij ka qenë i bllokuar nga mazhoranca. 

Basha ka thënë se nuk është respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës dhe se vëllai i ish-Ministrit Xhafaj ka qenë subjekt i anti-mafias. Deputeti kërkoi nga KiE vëmendje për këto çështje.

"Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri."- shkruan Basha në postimin e tij në FB. 

Më 26 shtator 2024 Gjykata e Apelit dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të vitit 2019 e cila e shpalli deputetin demokrat fajtor për 'kallëzim të rremë'' për audio-përgjimin ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge. Salianji u vetëdorëzua këtë të shtunë (27 Shtator) në Policinë e Tiranës dhe është transferuar në burgun e Fierit për të vuajtu dënimin. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 30/09/2024 19:59

    O Belul, filluat ju perseri me te njejtat pretendime idiote?? Juve nuk ju ka bllokuar maxhoranca o koke tul,por ju kane nxjerre jashte loje shqiptaret,kaq te trashe te jemi sa te mos kuptoni, se nuk mund ta mbash veten gjalle me lugen bosh!!

    Përgjigju
  • Zenel Neli: 30/09/2024 17:22

    Shikoni se çfar maskaralliku qē bēhet nē Shqipri Lul shal ngjitmi vazhdon gjithmon tē punoin kundra Shqipris. E kto kriminel paguhen nga taksa paguesit shqiptar. E kta kundra shqiptarve. Prandaj o shqiptar kur tē hidhni votēn mendohuni 100 her.

    Përgjigju
  • Linda: 30/09/2024 16:56

    Basha super hajduti i pronave te shqiptare dhe bashkautori i kriminalitetit te 21 Janarit a tha dicka dhe per veten e tij se sa ordiner eshte??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?