Bardhi e sulmoi, Braçe i del në krah drejtorit të policisë në Shkodër: Ha në mensë me FNSH e s'kapardiset në hotele luksoze! Hetoi ekstremistin grek Kacifas

12 Shtator, 17:01| Përditesimi: 12 Shtator, 22:24

  • Share

Deputeti Erjon Braçe i doli në mbrojtje drejtorit të policisë së Shkodrës Edmond Sulaj, i cili në Shkodër merr kërcënime nga mëngjesi në mbrëmje për veten, familjen e tij dhe policët atje, dhe se akuzat janë të qëllimshme.

Pas sulmeve të Bardhit në parlament, se Sulaj u emërua në krye të policisë në Shkodër pas urdhrit të krimit, Braçe thotë se Sulaj ka vënë para përgjegjësisë penale ata që bënë masakrën e Peshkëpisë, ku dyshohet si i përfshirë edhe Fredi Beleri.

Si dhe është përfshirë në hetimin me sukses të shumë ngjarjeve kriminale, edhe atë të ekstremistit grek në Dropull me automatik, Konstandin Kacifas.

'Një deputet i kuvendit të Republikës së Shqipërisë u çua këtu, lexoi ca kode dhe e bën këtë vazhdimisht e vazhdimisht në emër të Prokurorisë, ngriti gishtin dhe ulëriti në këtë sallë. Mondi! Mondi i përfshirë në krim të organizuar dhe kush është Mondi tha? Drejtori i policisë së Shkodrës.

Nëse nuk do ta bënte këtë gjë një njeri që është në hierarkinë e lartë të politikës së këtij vendi natyrisht që punë e madhe, ka plot shpifës ordinerë politikë që e bëjnë këtë gjë në mënyrë persistente, që shpifin, fyejnë, masakrojnë njerëz nga shërbimi publik në mes të sallës së kuvendit.

Por kur e bën një njeri i tillë patjetër që duhet një përgjigje. Në rast se duhet të ishte menduar pak më shumë dhe nëse ato që i japin do i kish lexuar do i kish kontrolluar.

Prej vitit 2021 thuajse ka humbur së ekzistuari apo së përdoruri. Mondi, drejtori i policisë së Shkodrës është emëruar në detyrë në tetor 2023. Mondi ai që njoh unë është një nga djemtë më të mirë dhe më të ndershëm që ka policia e shtetit dhe që nuk kapardiset në hotelet e luksit po ha bashkë me policët në mensën e forcave të ndërhyrjes së shpejtë atje.

Mondi është një nga zyrtarët e policisë së shtetit që ka vënë para përgjegjësisë çdokënd të përfshirë në ngjarjen e Peshkëpisë pas vitesh harrese, prishje provash, shkatërrimi i gjithë atuj hetimi, Mondi ai Mondi që natyrisht ka qenë pas hetimit së atij ekstremistit grek me Dropull me automatik grek dhe pas shumë ngjarjeve hetimi me sukses dhe ka vënë para përgjegjësisë kriminelë. Mondi është ai që në Shkodër merr kërcënime nga mëngjesi në mbrëmje për veten, familjen e tij dhe policët atje.

Të gjitha këto që u artikuluan këtu nuk janë pa qëllim. Kanë qëllim të mirëfilltë dhe të qartë ndaj atij shërbyesi të shtetit. Dy probleme ka parlamenti sot, politikanë që vijnë këtu e flasin në emër të prokurorit, në fakt duhet të flasin në emër të gjyqtarit, sepse kushtetuta kështu thotë, prezumohesh i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë. Pra flasin në emër të prokurorit, sepse marrin nga prokurori të dhëna dhe i keqpërdorin në kurriz të shërbyesve të shtetit..'


Lajmi kryesor:

Debate në Kuvend për drejtorin e Policisë së Shkodrës/ Bardhi lexon kodet e SKY ECC: E emëroi krimi! Ministri: Bisedat janë të 2021, u emërua në 2023! Reagon Sulaj: E padis


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?