Dani Olmo

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

2 Gusht, 14:14| Përditesimi: 2 Gusht, 14:15

  • Share

Barcelona ka bërë një ofertë të tretë për yllin e Leipzig, Dani Olmo, këtë herë duke rritur shumën e tarifës fikse. Pala gjermane kishte refuzuar me shpejtësi dy propozimet e para të katalanasve.

U raportua se Barcelona kishte rënë dakord për një marrëveshje me Olmo dhe Fabrizio Romano ka konfirmuar se lojtari do të nënshkruajë një marrëveshje 6 vjeçare me klubin spanjoll nëse ata mund të arrijnë një marrëveshje me Leipzig. Barcelona kishte bërë një ofertë të dytë me vlerë 65 milionë euro, e përbërë nga 50 milionë euro si tarifë fikse dhe më pas 15 milionë euro të tjera në bonuse.

Tani oferta e tyre e tretë përbëhet nga 55 milionë euro tarifë fikse, 4 milionë euro në objektiva të lehtë për t’u përmbushur dhe 3 milionë euro të tjera për bonuse më ‘të vështirë’.

Një çështje për të cilën ka ende pak qartësi janë kushtet e pagesës. Barcelona dëshiron të shpërndajë pagesat në shumë vite, ndërsa Leipzig dëshiron të marrë pjesën më të madhe të parave brenda vitit të ardhshëm.

Besohet se ata do të hidhen në sulm për Francisco Conceicao të Portos nëse marrëveshja për Olmon nuk arrihet, me 26- vjeçarin që i jep përparësi një lëvizjeje te Barcelona.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?