Thiago Motta

Barazimi i dytë radhazi, Thiago Motta: Shumë gabime në 30 metrat e fundit

31 Tetor, 15:27| Përditesimi: 31 Tetor, 15:29

  • Share


Pas barazimit 2-2 kundër Parmës, i cili vjen pas atij 4-4 kundër Interit, trajneri Thiago Motta i Juventusit tha se ekipi i tij bën shumë gabime në 30 metrat e fundit.

“Pësuam dhe krijuam shumë. Duhet të përmirësohemi për të marrë rezultatin që duam, i cili padyshim nuk është barazimi. Kemi bërë gabime në metrat e fundit mes finalizimeve dhe pasimit të fundit. Po përpiqemi t’i shmangim situatat për t’i dhënë kundërshtarit mundësitë e shënimit, që kishte sidomos në kundërsulme.

Duhet të krijojmë mundësi për të qenë më të mirë në fushë. Ndoshta duke marrë epërsinë ju ndryshoni stilin e lojës së kundërshtarit, herë bëmë mirë dhe herë jo. Ne duhet të rrisim momentet e luajtura mirë, për t’i vënë kundërshtarët në më shumë vështirësi.

Koopmeiners është i rëndësishëm, por nuk është i vetmi, ne duhet të luajmë si ekip. Jam i bindur se suksesi vjen duke luajtur si kolektiv, me të njëjtën ide. Ne kemi krijuar konfuzion për kundërshtarin, por nëse nuk e mbyllim dot ndeshjen… Duhet t’i shmangim gabimet teknike në metrat e fundit, agresiviteti është shumë i rëndësishëm.

Sulmojmë me shumë lojtarë dhe përpiqemi ta mbushim zonën, por duhet të përmirësohemi në mënyrë që t’i mbajmë kundërshtarët në zonën e tyre për më shumë kohë dhe të mund të kthehemi 60, 70 metra”, tha Motta.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventus ngec sërish, Inter fiton 0-3 me Empolin! Ismajli titullar, Asllani në stol! Tri pikë për Atalantën dhe Venezian


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?