Sociale

Bankers Petroleum Albania 600 mijë $ për restaurimin dhe mobilimin e Urgjencës dhe spitalit Pediatrik në Fier

2 Dhjetor 2021, 17:30| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 17:44

  • Share

FIER- Shëndetësia është sot një nga sektorët më problematikë në vend. Banorë të zonave rurale nuk kanë akses direkt në qendra shëndetësore të kualifikuara prandaj Bankers Petroleum Albania është angazhuar në investime në spitalet dhe qendrat shëndetësore të zonës.

Një nga investimet më të mëdha në këtë sektor është realizuar në Spitalin e Fierit, ku është ndërhyrë në restaurimin dhe mobilimin e Urgjencës dhe spitalit Pediatrik.

Në Spitalin Pedriatik janë kryer investime të vazhdueshme për shkak të rëndësisë që ka ky institucion i cili u vjen në ndihmë fëmijëve të Fierit, Patosit, Roskovecit, Ballshit dhe Lushnjes.

Bankers ka mundësuar gjithashtu edhe klinika mjekësore në zona ku nuk ka patur kurrë më parë, siç janë ato në Kallm i Madh dhe Jagodine.

Në total, Bankers Petroleum Albania ka investuar rreth 600 mijë dollarë për të përmirësuar kushtet e shërbimeve spitalore në rajonin e Fierit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?