REPLIKAT/ 'Atij në katin e 8-të s’ka ngelur balerinë pa i shkuar, duke i thënë 'ma lër ta tund belin për ty'! Rama ironi me Bardhin e Berishën: Me gojën hapur dhe kokën lart mban Saliun

12 Shtator, 11:38| Përditesimi: 12 Shtator, 16:10

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Gjatë interpelancës për mbetjet toksike Rama tha se i nxorri mallin e  ish-kreut të PD-së Lulzim Basha. Ironi bëri dhe me Sali Berishën, për të cilën paralajmëroi se do humbja e tij do të jetë më e madhe se në 1997  

Edi Rama: ‘Nuk e di a ju ndodh dhe ju e njëjta gjë, por mua më doli malli për të shkretin Lul, tutorit të mëparshëm të këtij figurës që foli dhe besoj që të gjithë ata që e ndoqën e panë se ku është dallimi i madh midis nesh që flasim me fakte dhe këtyre që s’dinë çfarë flasin. Thashë në fillim, përgjatë dhe në fund që këto mallra, me këto emra nuk kategorizohen tek mbetjet e rrezikshme’

Bardhi: Ti ke tutor, bandat, Bajrin, Gjokën!

Edi Rama: Zotëria e pret ekspertizën me agoren hapur e kokën lart. I futet ekspertiza në gojë nga lart. E rrotullon nëpër gojë ekspertizën gjërë e gjatë e vjen ta pështyjë këtu. Flet zotëria për kush jam unë e kush është zotëria për fjalët që kemi thënë. Por nëse nuk gaboj është zotëria që tha po erdhi Saliu me Flamurin në godinë unë do iki nga politika. Nuk iku nga politika iku nga godina bashkë me Flamurin për të mbajtur kokën lart e mbajtur Saliun. Ky është problem i madh. E problemin më të madh e ka ai në kat të 8-të që nuk ngeli balerinë pa I shkuar tek parvazi e pa I thënë  ma lër mua të tund belin për ty.


Lajmi kryesor:

'Mbetjet e rrezikshme të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi?


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?