Moment nga përleshja e ekipeve pas finales së boksit, ku ishte pjesë edhe Arjon Kaloshi, i shpallur kampion

Atentati në Shkodër/ Shënjestra kampioni i boksit Arjon Kaloshi, vëllai i të kërkuarit Arlind Kaloshi! Incidenti në finalen e vitit 2021

7 Shtator, 13:39| Përditesimi: 8 Shtator, 10:37

  • Share

Moment nga përleshja e ekipeve pas finales së boksit, ku ishte pjesë edhe Arjon Kaloshi, i shpallur kampion

Arjon Kajoshi, që dyshohet se ishte shënjestër e atentatit me armë zjarri sot (7 Shtator) në Shkodër teksa lëvizte me makinën “Range Rover” të babait të tij Sokol Kajoshi, nuk është emër i panjohur.

Ai rezulton se është boksier i ekipit të Vllaznisë së Shkodrës dhe i shpallur kampion në vitin 2021 në një finale të shoqëruar me incidente, përleshje fizike mes dy ekipeve dhe grupeve, si dhe me akuza e polemika të ndërsjellta.

Ngjarja ka ndodhur më 19 Shtator 2021, në pallatin e sportit të Shkodrës, teksa zhvillohej finalja e boksit në ring mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, për peshën deri në 75 kg. Pasi Kajoshi u shpall fitues, ka pasur konfrontim të tifozëve e boksierëve të të dy ekipeve, në parketin e pallatit të sportit.

Shkak i dhunës u bë mosdakordësia e trajnerëve dhe boksierëve të Tiranës, me shpalljen fitues të boksierit Kajoshi të Vllaznisë. Por pamje të tilla kanë shqetësuar atëkohë edhe kreun e Federatës së Boksit, Florend Kalivopulli, i cili mori përgjegjësitë dhe njoftoi vendimin e tij në profilin në Facebook, se do largohej nga detyra me dorëheqje, si “pasojë e incidenteve të ndodhura”. Pati edhe akuza të ndërsjellta mes përfaqësuesve të dy ekipeve dhe boksierëve, ku njëra palë akuzonte tjetrën për fyerje, sharje dhe madje manipulim të rezultatit.

Sulmi me armë ndaj makinës së Kajoshit ndodhi sot (7 Shtator) në Shkodër dhe zanafilla daton më 3 Qershor 2024, kur pas sherrit për parkimin është dhunuar me pasojë plagosjen 62-vjeçari Vladimir Bruçi. Burime zyrtare nga policia thanë pas ngjarjes, se 6 persona janë përfshirë, njëri prej të cilëve në pranga dhe 5 në kërkim. Mësohet se i arrestuari ishte Edmond Sakicaj.

Ndërsa në kërkim u shpallën Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi (për të cilin besohet se ka ndodhur atentati sot, me motiv hakmarrjen), Samuel Troshani dhe Alban Bruçi, ku ky i fundit dyshohet se është edhe autori i dyshuar i atentatit të sotëm.

Një tjetër çast nga incidenti i muajit Shtator të vitit 2021 në Shkodër


Lajmi kryesor:

Atentat boksierit në Shkodër, qëllohet teksa ecte me ‘Range Rover’! Shpëton e ikën me vrap! Hakmarrje për sherrin e parkimit në qershor! Autori në kërkim (EMRAT)


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?