Alban Bruçi, i kërkuar dhe vendi i ngjarjes ku ndodhi përleshja më 3 Qershor

Atentati i Shkodrës/ Alban Bruçi u hetua për përleshjen e 3 Qershorit, ku mbeti i plagosur babai! Pas kapjes në ndjekje, u la për hetim në gjendje të lirë! U dyshua dhe për një vrasje më 2022

7 Shtator, 14:52| Përditesimi: 8 Shtator, 10:35

  • Share

Alban Bruçi, i kërkuar dhe vendi i ngjarjes ku ndodhi përleshja më 3 Qershor

Alban Bruçi dyshohet se organizoi dhe realizoi atentatin e dështuar të mesditës së sotme (7 Shtator) në Shkodër. Motiv ishte hakmarrja për plagosjen ndaj babait të tij Vladimir Bruçi, 62 vjeç, nga vëllai i shënjestrës, Arlind Kajoshi, ngjarje e ndodhur më 3 Qershor në qytetin verior dhe që pati si motiv sherrin për vendparkimin, ku sipas dosjes policore ishte edhe vetë i përfshirë dhe hetuar.

Aktualisht Alban Bruçi është shpallur në kërkim për sulmin me armë ndaj Arjon Kajoshit, i cili po lëvizte sot me makinën fuoristradë tip “Land Rover”, me targa AB230EO, të babait të tij, Sokol Kajoshi. Boksieri kampion i Vllaznisë, 27 vjeç, i ka shpëtuar plumbave, teksa Policia tha se nga hetimet identifikoi si autor pikërisht të riun Bruçi.

Ky i fundit ishte i dyshuar nga drejtësia edhe për ngjarje të tjera (mes tyre edhe vrasja e Ismet Çekores më 25 Gusht 2022, por nuk u gjetën prova edhe pse u shoqërua si i dyshuar), por deri në momentin e atentatit të sotëm nuk ishte në listë kërkimi.

Ndërsa për përleshjen e dhunshme të muajit Qershor, ku ishte edhe vetë pjesë, teksa iu plagos me sende të forta i ati, Bruçi u kap dhe shoqërua por më pas u la për hetim në gjendje të lirë.

Ai ishte mes 6 personave të dyshuar të përfshirë në konflikt dhe u shpall në kërkim të përkohshëm, kurse pasi dha deponimin u la i lirë.

“Sqarojmë se shtetasi A.B., nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e  ndodhur më datën 3 Qershor 2024. Shtetasi A.B., pas kërkimit policor (për atë ngjarje) është kapur dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin zyrtar të 7 shtatorit 2024

Bruçi ka gjetur rastin që të hakmerret, edhe pse një nga të dyshuarit për plagosjen e të atit, Arlind Kajoshi, është në arrati, kurse në mjet gjendej i vëllai, boksieri Arjon Kajoshi. Nuk dihet nëse Bruçi kishte objektiv boksierin si hakmarrje, apo mendonte se në mjet ndodhej i kërkuari Arlind Kajoshi, që i plagosi babanë 62-vjeçar.

Pas atentatit Bruçi ka humbur gjurmët, teksa hetimet janë ende aktive me kontrolle, postblloqe, mbledhje provash dhe të pamjeve filmike. Atentati ndaj Arjon Kajoshit ndodhi orës 12:30, të 7 shtatorit në lagjen “Partizani” në zonën e njohur si 'rus' në Shkodër, teksa i riu po kthehej nga stërvitja. Nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar.


Lajmi kryesor:

Atentat boksierit në Shkodër, qëllohet teksa ecte me ‘Range Rover’! Shpëton e ikën me vrap! Hakmarrje për sherrin e parkimit në qershor! Autori në kërkim (EMRAT)


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?