Goli i Lookman te Atalanta

Renditja/ Atalanta largon Romën nga Champions League, Empoli mbijeton në limite! Inter dhe Napoli barazojnë në javën e fundit

26 Maj, 22:45| Përditesimi: 26 Maj, 22:55

  • Share

Serie A e futbollit zhvilloi ditën e fundit të javës së 38-të dhe të fundit të sezonit. Gjithçka nisi në orën 18:00 me dy duele. Fitorja 3-0 e Atalantës kundër Torinos bëri që Roma mos jetë më kandidate për një vend në Champions League dhe Serie A nuk do mund të përfaqësohet me gjashtë ekipe në edicionin e ri të Ligës së Kampioneve.

Ndërkohë që Napoli dhe Leçe barazuan 0-0, me Yler Ramadanin që luajti 90 minuta dhe Medon Berisha 77 minuta për miqtë.

Në Bergamo, Atalanta nuk e diskutoi Torinon. Fituesit e Europa League shënuan me Scamacca dhe Lookman në pjesën e parë dhe Pasalic në të dytën. Berat Gjimshiti luajti 62 minuta për vendasit. Kujtojmë se Atalanta ka edhe një ndeshje të prapambetur kundër Fiorentinës dhe ka shanse që ta mbyllë Serie A në vendin e tretë, duke lënë pas Juventusin.

Ndërkohë, në 20:45 u luajtën katër duele të cilat ishin emocionuese deri në fund. Empoli fitoi 2-1 kundër Romës dhe ia doli të mbijetonte në Serie A. Goli i Niang në të 90+3 minutë siguroi që Berisha, Ismajli dhe Shpendi të mos rrëzohen në Serie B.

Humbja 0-1 nga Udinese bëri që Frosinone t'i bashkohet Sassuolos dhe Salernitanës si tre skuadrat që sezonin e ri do jenë pjesë e Serie B. Inter barazoi 2-2 në Verona me dopietën e Arnautovic.

Serie A, raundi 38-të (i fundit):

E diel, 26 maj 2024

18:00 Atalanta 3-0 Torino

18:00 Napoli 0-0 Leçe

20:45

Empoli 2-1 Roma

Frosinone 0-1 Udinese

Lazio 1-1 Sassuolo

Verona 2-2 Inter

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?