Asnjë humbje jete nga COVID në vend, 69 qytetarë të infektuar nga koronavirusi në 24 orë

12 Mars 2022, 20:39| Përditesimi: 12 Mars 2022, 21:27

  • Share

Asnjë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit. Kështu njofton Ministria e Shëndetësisë, ndërsa nga 1469 testime të kryera, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID. Në gjithë vendin janë 866 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq janë shëruar 177 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,270 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Rastet pozitive në këto bashki: 

24 në Tiranë, 7 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Berat, Durrës, nga 4 qytetarë në Vlorë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Patos, nga 1 qytetarë Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Fier, Lushnje, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Memaliaj, Devoll, Poliçan.  

Statistika (12 Mars 2022) 
Raste të reja ditore           69
Të shëruar në 24 orë        177
Të shtruar në spitale         42
Humbje jete në 24 orë        0
Testime ditore                   1469

Testime totale               1,759,696
Raste pozitive                   272,621
Raste të shëruara              268,270
Raste Aktive                        866
Humbje jete                          3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë              288
Fier                   173
Shkodër            82
Kukës              81
Vlorë                75
Lezhë               49
Elbasan             29
Korçë                24
Durrës               22
Berat                21
Gjirokastër       19
Dibër                  3

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?