Shëndeti

Asnjë viktimë nga koronavirusi në vend, regjistrohen 63 qytetarë të infektuar në 24 orë

28 Shtator 2022, 17:31| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 17:33

  • Share

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 63 qytetarë të infektuar me koronavirus. Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë regjistruar në këto bashki:

36 në Tiranë,  4 në Lushnje, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Elbasan.

Aktualisht janë 512 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 65 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,882 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Shtator 2022) 

Raste të reja ditore                63
Të shëruar në 24 orë             65
Të shtruar në spitale              5
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       656

Testime totale                   1,980,218
Raste pozitive                   330,983
Raste të shëruara             326,882
Raste Aktive                      512
Humbje jete                       3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë                    259
Elbasan                 53
Fier                        44
Vlorë                      37
Durrës                    26
Dibër                      19

Shkodër                 17
Korçë                     15
Lezhë                     14
Gjirokastër             13
Berat                      10
Kukës                      5

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?