Asnjë viktimë nga COVID në vendin tonë, regjistrohen 53 qytetarë të infektuar në 24 orë

15 Prill 2022, 17:10| Përditesimi: 15 Prill 2022, 17:22

  • Share

TIRANË- Si rezultat i 1.045 testimeve. Më 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 53 qytetarë të infektuar me koronavirus. Fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID.

Ministria e Shëndetësisë njofton se infeksionet e reja janë regjistruar në këto bashki:

27 në Tiranë, 5 në Shkodër, Vlorë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, Poliçan, 1 në Vorë, Lushnje, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Memaliaj, Berat, Elbasan, Gramsh.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 368 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orë Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,566 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Prill 2022) 

Raste të reja ditore          53
Të shëruar në 24 orë       56
Të shtruar në spitale         9
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1,045 

Testime totale               1,791,315
Raste pozitive               274,429
Raste të shëruara          270,566
Raste Aktive                   368
Humbje jete                    3,495 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           211
Vlorë               35
Fier                  22
Korçë              21
Elbasan          19
Gjirokastër     18 
Berat               18
Shkodër          14
Durrës              8
Kukës               2

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?