Foto ilustruese

Asnjë viktimë nga COVID në vend, regjistrohen 52 qytetarë të infektuar në 24 orë

22 Prill 2022, 17:11| Përditesimi: 22 Prill 2022, 17:16

  • Share

TIRANË- Si rezultat i 1.256 testimeve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 52 qytetarë të infektuar me koronavirus. Fatmirësish nuk ka pasur asnjë humbje jete nga COVID në vend.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë regjistruar në këto bashki:

29 në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Tepelenë, Libohovë, Konispol, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Sarandë, Pogradec, Poliçan.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 389 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,852 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (22 Prill 2022) 

Raste të reja ditore          52
Të shëruar në 24 orë       33
Të shtruar në spitale        7
Humbje jete në 24 orë     0
Testime ditore                  1256

Testime totale                   1,798,288
Raste pozitive                   274,737
Raste të shëruara             270,852
Raste Aktive                      389
Humbje jete                       3,496 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            278
Vlorë              27
Fier                25
Korçë             14
Shkodër         10
Gjirokastër     10
Berat               9
Durrës             5
Kukës              5
Elbasan           5
Lezhë              1

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?