Asnjë viktimë nga COVID në vend, regjistrohen 15 qytetarë të infektuar në 24 orë

19 Prill 2022, 17:11| Përditesimi: 19 Prill 2022, 17:18

  • Share

TIRANË- Si rezultat i 650 testimeve, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 15 qytetarë të infektuar me korornavirus. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë identifikuar në këto bashki:

9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Berat, nga 1 qytetar në Divjakë, Sarandë.

Aktualisht janë 297 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orë Janë shëruar 84 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270.742 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (19 Prill 2022) 

Raste të reja ditore          15
Të shëruar në 24 orë       84
Të shtruar në spitale         8
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 650 

Testime totale               1,794,631
Raste pozitive                  274,535
Raste të shëruara            270,742
Raste Aktive                         297
Humbje jete                        3,496 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           192
Fier                 21
Vlorë               18
Berat               18
Korçë              14
Elbasan           13
Shkodër          11
Gjirokastër      5
Durrës              3
Kukës               2

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?