Spitali Infektiv

Asnjë rast i ri me COVID në Tiranë në 24 orët e fundit, vetëm 6 qytetarë rezultojnë pozitiv në vend me koronavirus

25 Prill 2022, 16:53| Përditesimi: 25 Prill 2022, 17:10

  • Share

Shifrat e të prekurve me COVID në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm. 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 508 testime të kryera në të gjithë vendin. Rastet pozitive në vend janë konfirmuar 2 në Durrës, Patos, 1 në Lushnje, Peqin.

Ndërkohë nuk raportohet për asnjë humbje jete nga COVID. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,916 që nga fillimi i epidemisë. Sakaq janë 422 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Statistika (25 Prill 2022)

Raste të reja ditore           6

Të shëruar në 24 orë        23

Të shtruar në spitale         6

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 508

Testime totale               1,800,831

Raste pozitive                  274,834

Raste të shëruara            270,916

Raste Aktive                         422

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            288

Fier                  33

Vlorë               30

Korçë              15

Berat                12

Gjirokastër       11

Durrës              10

Elbasan            7

Kukës               3

Lezhë       3

Dibër         1

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?