Politikë

Asnjë investim, ish-burgu i Spaçit kthehet në gërmadhë! Kthimi në muze?! Investimi në duart e shtetit (VIDEO)

29 Tetor 2021, 19:01| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 19:18

  • Share

Ish-burgu famëkeq i Spaçit në Mirditë, po rrezikon seriozisht ekzistencën e tij.

Një pjesë e godinave të simbolit të komunizmit në Shqipëri janë shembur e kthyer në gërmadha, ndërsa të tjerat rrezikojnë të bien.

Gjet Gjoni, kujdestar në ish-burgun e Spaçit, thotë se mungesa e vëmendjes nga institucionet përgjegjëse ka sjellë degradimin e kësaj godine.

“Unë e mbaj mend që i vogël. Ky burg ishte një ‘Holokaus’ i dytë . Po të ruhej origjinal do ishte një gjë e shenjtë për ato që kanë vuajtur këtu”, tregoi, Gjet Gjoni , kujdestar i ish-burgut te Spaçit

Situata ku ndodhet ish-burgu ka tërhequr vëmendjen e organizatave të ndryshme gjatë viteve të fundit, por pa mbështetjen e qeverisë thonë se janë të pafuqishëm që ta zbatojnë projektin e kthimit në muze kujtese.

“Janë diplomatët ato që duhet të nxisin qeverinë që të marrin masa urgjente. Do të jetë shumë vonë sepse në 30 vite është dëmtuar 70%. Ajo që shohim është një aizberg që 1 pjesë rrinë mbi ujë dhe tjetra është nën ujë.  Ne kemi një projekt që ta kthejmë në një muzeum që të informojmë publikun dhe vizitorët, por nuk po gjejmë mbështetje”, tha  Luigj Mila nga Organizata "Drejtësi dhe Paqe".

Burgu i Spaçit është një monument i trashëgimisë kulturore i llojit "Arkitekture". I hapur në 1968-ën, ai ka funksionuar deri në vitin 1988. Sipas të dhënave në Spaç kanë vuajtur dënimin mbi 1000 të burgosur politikë, të cilët shfrytëzoheshin për të punuar në miniera.

1635527742_Sequence03.00232301.Still034.jpg

1635527750_Sequence03.00232003.Still033.jpg

Godina 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 29/10/2021 23:59

    Investim??? Per cfare? Per krimet e komunizmit??? Mos flisni kuturu. Parate i kemi vetem per sarajet e toptanve dhe pordhet e Veliajt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?