Asnjë humbje nga COVID në vend, regjistrohen 46 qytetarë të infektuar në 24 orë

25 Maj 2022, 16:30| Përditesimi: 25 Maj 2022, 17:46

  • Share

TIRANË- Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi. Si rezultat i 690 testimeve janë regjistruar 46 qytetarë të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

28 në Tiranë, 3 në Durrës, Lushnje, Patos, 1 në Kukës, Kurbin, Fier, Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Korçë.

Në të gjithë vendin janë 282 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,206 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Maj 2022) 

Raste të reja ditore          46
Të shëruar në 24 orë       24
Të shtruar në spitale        4
Humbje jete në 24 orë     0
Testime ditore                 690 

Testime totale               1,825,104
Raste pozitive               275,985
Raste të shëruara         272,206
Raste Aktive                  282
Humbje jete                   3,497 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            185
Korçë              19
Fier                 16
Gjirokastër      15
Shkodër           13
Vlorë                12
Elbasan            7
Durrës              6
Lezhë               4
Dibër                2
Berat                2
Kukës               1

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?