Asnjë humbje jete nga COVID në vend, regjistrohen 58 qytetarë të infektuar në 24 orë

24 Maj 2022, 18:19| Përditesimi: 24 Maj 2022, 18:31

  • Share

TIRANË- Situata epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi në vendin tinë. Sakaq, 53 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë regjistruar në këto bashki:

34 në Tiranë, 5 në Shkodër, Korçë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, Gjirokastër, 1 në Durrës, Kamëz, Lushnje, Patos, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar.

Në të gjithë vendin janë 260 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Në 24 orë janë shëruar 20 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 272.182 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Maj 2022) 
Raste të reja ditore         58
Të shëruar në 24 orë      20
Të shtruar në spitale       4
Humbje jete në 24 orë     0
Testime ditore                  904 

Testime totale               1,824,414
Raste pozitive                275,939
Raste të shëruara          272,182
Raste Aktive                   260
Humbje jete                    3,497 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            165
Korçë              18
Gjirokastër      15
Vlorë               14
Shkodër          13
Fier                 13
Elbasan            9
Lezhë               6
Durrës              3
Dibër                2
Berat                2

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?