Foto ilustruese

Asnjë humbje jete me COVID në vendim tonë, 53 qytetarë të infektuar në 24 orë

29 Prill 2022, 18:02| Përditesimi: 29 Prill 2022, 18:05

  • Share

TIRANË- Si rezultat 1.057 testimeve, në 24 orët e fundit kanë rezultuar 53 qytetarë të infektuar me koronavirus. Fatmirësisht, asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orë. Ministria e Shëndetësisë bën njofton se infeksionet e reja janë identifikuar në këto bashki:

25 në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Himarë, 3 në Vlorë, Sarandë, 2 në Pogradec, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Përmet, Berat, Elbasan, Gramsh, Mirditë.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 374 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271.185 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (29 Prill 2022)

Raste të reja ditore           53   

Të shëruar në 24 orë        90

Të shtruar në spitale         7

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1,057

 

Testime totale               1,805,355

Raste pozitive                  275,055

Raste të shëruara            271,185

Raste Aktive                         374

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            239

Vlorë               40

Fier                 37

Korçë              14

Shkodër          10

Elbasan           9

Durrës              7

Gjirokastër       7

Kukës               5

Berat                5

Lezhë                1

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?