Foto ilustruese

Asnjë humbje jete me COVID-19 në vend, regjistrohen 36 qytetarë të infektuar në 24 orë

27 Maj 2022, 17:48| Përditesimi: 27 Maj 2022, 17:51

  • Share

TIRANË- Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi. Si rezultat i 616 testimeve, 36 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

22 në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Mat, Fier, Korçë, 1 në Durrës, Rroskovec, Vlorë, Delvinë, Kuçovë.

Aktualisht janë 304 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orë Janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,247 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Maj 2022) 

Raste të reja ditore          36
Të shëruar në 24 orë       23
Të shtruar në spitale         3
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 634 

Testime totale               1,826,354
Raste pozitive               276,048
Raste të shëruara         272,247
Raste Aktive                  304
Humbje jete                   3,497 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë              202
Fier                  18
Korçë               18
Vlorë                17
Shkodër           15
Gjirokastër       13
Durrës              7
Elbasan            6
Berat                 3
Dibër                 3
Kukës                1
Lezhë                1

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?