Foto ilustruese

Asnjë humbje jete dhe 54 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë

23 Prill 2022, 16:41| Përditesimi: 23 Prill 2022, 16:45

  • Share

Asnjë humbje jete nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa 54 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Raste pozitive janë regjistruar në këto bashki:

26 në Tiranë, 5 në Vlorë, 4 në Fier, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Elbasan, nga 1 qytetar në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Konispol, Delvinë, Roskovec, Kurbin, Shkodër.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,869 që nga fillimi i epidemisë.

Janë 426 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Statistika (23 Prill 2022)

  • Raste të reja ditore          54
  • Të shëruar në 24 orë        17
  • Të shtruar në spitale         9
  • Humbje jete në 24 orë      0
  • Testime ditore                 1442
  • Testime totale               1,799,730
  • Raste pozitive                  274,791
  • Raste të shëruara             270,869
  • Raste Aktive                         426
  • Humbje jete                        3,496

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            294
  • Vlorë               33
  • Fier                  31
  • Korçë              14
  • Gjirokastër       13
  • Shkodër           10
  • Berat                9
  • Elbasan            8
  • Durrës              7
  • Kukës               5
  • Lezhë               2

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?