Foto ilustruese

Asnjë humbje jete dhe 48 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

13 Prill 2022, 18:47| Përditesimi: 13 Prill 2022, 18:53

  • Share

Asnjë humbje jete nga COVID-19 nuk është regjistruar, ndërsa janë raportuar 48 raste me virusin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë, prej të cilëve vetëm 1 është në gjendje të rënduar.

Janë kryer 1,110 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 48 qytetarë, në këto bashki: 14 në Tiranë, 4 në Shkodër, Durrës, Vlorë, 3 në Gjirokastër, Berat, Elbasan, 2 në Himarë, Sarandë, 1 në Tropojë, Shijak, Fier, Lushnje, Divjakë, Memaliaj, Devoll, Kolonjë, Kuçovë.

Janë 352 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,474 që nga fillimi i epidemisë.

Siç shihet edhe nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë, situata e pandemisë në vendin tonë është e qëndrueshme dhe drejt përmirësimit.

Statistika (13 Prill 2022)

  • Raste të reja ditore          48
  • Të shëruar në 24 orë       33
  • Të shtruar në spitale         7
  • Humbje jete në 24 orë      0
  • Testime ditore                 1,110
  •  
  • Testime totale               1,789,363
  • Raste pozitive                   274,320
  • Raste të shëruara               270,474
  • Raste Aktive                          352
  • Humbje jete                          3,494

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            198
  • Vlorë               39
  • Fier                  27
  • Korçë              21
  • Elbasan           18
  • Gjirokastër       16
  • Berat               12
  • Shkodër           10
  • Durrës              8
  • Kukës                3

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?