SPAK

Sali, krimi dhe korrupsioni nuk luftohet me llogje pazari

24 Maj 2022, 18:28| Përditesimi: 24 Maj 2022, 18:39

  • Share

Krimi në Shqipëri herë merr “krahë” dhe shpesh po merr goditje fatale. Në rastin më të fundit, SPAK-u, ka vepruar si një strukturë e specializuar.

Ka hetuar, ka mbledhur prova, dhe ka goditur. Kështu vepron çdo strukturë hetimore dinjitoze në botë. Brënda 24 orëve, u arrestuan elementë kriminalë, pasi ishin zbërthyer në procese hetimore “të penduarit”, edhe ata me të shkuar kriminale. Krimi në Shqipëri, në fakt ka marrë përmasa të frikshme, ndaj dhe goditja e tij mbetet prioritet.

Elementin kriminal, e gjejmë në periferi, në qendra qytetesh, në biznese, në zyra shteti, duke tentuar të shtrijnë influencat e tyre. Këto tentakula duhen prerë me rreptësinë më të madhe, në rast se nuk duam që krimi të zaptojë shtetin. SPAK-u meriton mirënjohje dhe respekt, pasi edhe pse në fund të ditës po bën detyrën sipas ligjit, ajo strukturë ndodhet pothuajse çdo ditë nën presionin e politikës. Nuk ka asnjë kuptim të futesh në “hesapet” e drejtësisë, nuk ndodh në asnjë vend të botës që politika të këshillojë, madje të udhëzojë strukturën më të specializuar të hetimit ndaj krimit dhe korrupsionit, siç ndodh në Shqipëri.

Personalisht nuk e përjashtoj ndikimin e politikës edhe në sistemin e drejtësisë, por në rastin e SPAK-ut, mendoj se kjo gjë nuk po ndodh. Ajo që konstatoj mbetet lufta dhe beteja absurde ndaj SPAK-ut, e asaj pjese të politikës që nuk e di pse e quajmë akoma “opozitë”. Beteja e asaj partie të shpartalluar, e asaj force politike e rikthyer tek “xhaketa e vjetër”, është me çdo strukturë që lufton krimin, korrupsionin, me çdo ministri që investon, me çdo projekt që zbatohet dhe që zhvillon vendin, biznesin, turizmin, etj. Drejtësia e re sot, sulmet më të paprecedenta, i ka pikërisht nga opozitaristët e shpartalluar. Çdo aksion i SPAK-ut, i Policisë Shtetit dhe çdo fletë-arresti për elementët kriminalë, merr aludime absurde dhe kundërshtitë e Sali Berishës, Flamur Nokës, dhe atyre që urdhërohen të shkojnë në studio dhe portale për të hedhur baltë mbi betejën e drejtësisë me krimin dhe korrupsionin. Dalin dhe japin leksione,se si “luftohet krimi dhe korrupsioni” ata që shkatërruan shtetin, që hapën depot e armatimit dhe municioneve, ata që ngritën bandat dhe kontrollonin kontrabandën dhe korrupsionin në dogana, porte dhe aeroporte, ata që ngritën celulat e korrupsionit në zyrat e shtetit dhe që u pasuruan në miliona euro dhe dollarë. Japin “leksione drejtësie”, ish-lideri historik i një partie që vrau në Gërdec, Bulevard, dhe që përgjaku fushatën elektorale në Elbasan. Kjo është tallje me shtetin, ligjin, dhe strukturat e reja të drejtësisë. Japin “leksione drejtësie” ata që kishin 2 mijë lekësha në xhep kur afroheshin tek selia e Partisë Demokratike, dhe që sot njohin vetëm eurot dhe dollarët. Kjo është qesharake, e turpshme dhe kriminale. SPAK-u, duhet të mos mbyllë asnjë dosje,nuk duhet të mos mbyllë as “sy dhe veshë” tek merr informacione nga media dhe rrugët e tjera investiguese për ata që mbushën thasët me miliona euro dhe kanë të hipotekuara vila, pallate dhe resorte, por të nisë procesin hetimor.

Krimin nuk mund ta luftojë një parti e shpartalluar, as edhe një grup politikanësh të korruptuar dhe zhytur në afera të pista. Krimin nuk mund ta luftosh me llogje pazari , si të ishe duke bërë hesapin e ndonjë tenderi për të marrë 40 per qindëshin. SPAK-ut dhe ndokujt tjetër, nuk mund ti kundërvihesh duke menduar se je akoma në kohën e “xhupzinjve”, që merrnin urdhëra nga selia për të zhdëpur në dru ndonjë kundërshtar të shefit të madh. Zoti Berisha, krimin e luftojnë sot strukturat e specializuara, njerëzit e motivuar, dhe institucionet ligjore, dhe jo kontigjentet e Plepave që mbushën ministritë, gjykatat dhe prokuroritë në kohën tënde. Ajo kohë mbaroi Sali, pasi Vetting-u, i flaku jashtë rradhëve të drejtësisë, ata që mbyllnin dosjet e krimit vrasjes për 100 mijë euro, apo bënin pronar në bregdet, gardistin analfabet me 4 klasë.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Spin Doctori kampion i krimit shqiptar!: 24/05/2022 18:43

    Te gjitha keto qendrojne,por vetem nje gje nuk kuptoj: Perse Kraja nuk guxon te hape ndonje nga dosjet e Berishes dhe di vetem te ngjalle zerin kur degjon ndonje kritike ,me te drejte nga Rama?Ku eshte ganxha qe e ka kapur ne b... Padroni Krajen?!

    Përgjigju
    • Albana: 28/05/2022 18:04

      SALIU ESHT I PARI PER NE BURG DO ISHTE LAR NJE HALE DHE TE TERHIQTE KRMBEN ZVARR DHE PER TE TJERET.

    • O spini: 25/05/2022 01:09

      Pse mendoni se nuk ka hetim per Salen? Ka ore si nuk ka. Madje eshte ne pergjim 24×24! Por problemi eshte se skane prova. Ndryshe nga Rama. Ku Provat i ke ne pazar, 200 lek kilja, me lite se qeper. Leri meroistet si ky Ajazi. Ata hane buke me te shkruar per Saline. Mos i merr ne qafe.

    • Erioni: 24/05/2022 20:45

      E ke qa zanotin ajazo Sala mbolli krimin ketu

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?