Artiste dhe matematiciene, njihuni me historinë e vajzës nga Irani që nuk i ndahet Shqipërisë: Familja im erdhi në ’91, unë u linda këtu

8 Prill 2022, 13:09| Përditesimi: 8 Prill 2022, 13:40

  • Share

Sheyda D’oa është këngëtare dhe njëkohësisht matematiciane. Me një histori të veçantë, vajza nga Irani erdhi bashkë me familjen e saj në 91’ në Shqipëri, e që prej asaj kohe nuk i ndahet vendit tonë. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ ajo tregoi për marrëdhënien e veçantë me Shqipërinë dhe dashurinë për muzikën.

Prindërit e mi kanë ardhur në Shqipëri në vitin ’91. Që në fëmijëri kam dëgjuar shumë muzikë, mamaja ime është pianist, jam rritur me muzikën klasike, jam rritur me muzikën popullore shqiptare. Jam rritur në një ambient në Shqipëri ku kam ndierë shumë dashuri dhe shumë mbështetje nga të gjithë miqtë e mi dhe kam qenë shumë e frymëzuar.

Ajo jeton prej 5 vitesh në Amerikë ku po ndjek dy ëndrrat e saj më të mëdha, muzikën dhe doktoraturën për matematikë. Ndërsa tregon, se si i ndërthurë të dy profesionet që ka zgjedhur dhe sa lumturi merr nga kjo.

Unë kam ikur nga Shqipëria për të mbaruar gjimnazin kur kam qenë 17 vjeçe edhe tani kam 5 vjet që jam në Amerikë.Shumë njerëz mendojnë që është diçka e çuditshme por për mua matematika dhe muzika kanë qenë dy gjëra që i kam pasur shumë qejf. Doja gjithmonë që ti bëja të dyja  dhe në fillim kam studiuar matematikë në Skoci, pastaj kur mabrova shkollën doja të bëja muzikë. Kam ardhur në Amerikë për të shkruar në shkollë muzike në Boston por kur fillova shkollën atje më mori malli për matematikën dhe tani po i bëj të dyja dhe jam shumë e lumtur.

Shejda komunikon në 6 gjuhë, pasi është rritur në nëj familje që e përkrahte multikulturalizmin, ndërsa mënyra se si e flet shqipen është mahnitëse, ajo tregon se si vendosi vëllai i saj që në shkollën fillore të mos i kthente përgjigje në asnjë gjuhë tjetër përpo shqipes.

Unë kujtoj kur kemi qenë në shkollën fillore dhe zakonisht në shtëpi kur kemi qenë në shkollën fillore flisnim Gjermanisht me njëri-tjetrin por kur kemi filluar shkollën Naimi( vëllai) kishte vendosur Shejda ne do flasim shqip, jemi shqiptarë  dhe që atë ditë e deri sot kur unë i flas në Gjermanisht nuk më përgjigjet.

Tashmë, Shejda po punon për albumin  e saj të parë i cili pritet të lançohet në korrik, ndërsa do të sjellë bashkëpunime me muzikantë nga e gjithë bota.

“Unë në fakt para 1 viti e gjysëm në Shqipëri kur kemi qenë për disa muaj kemi bërë regjistrimin e këngëve dhe këngët kanë qenë në gjuhë të ndryshme, spanjisht, shqip anglisht portugalisht dhe me muzikantë nga e gjithë bota” shprehet ajo.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?