Manchester City feston golin e Stones

Arsenali ‘dridh’ Man. Cityn në ‘Etihad’, e barazon 2-2 me një lojtar më pak! ‘Qytetarët’ shënojnë në minutën e 98-të, Haaland rekord

22 Shtator, 19:54| Përditesimi: 22 Shtator, 20:02

  • Share

Ndeshje madhështore. Kështu mund të përshkruhet barazimi 2-2 mes Manchester Cityt dhe Arsenalit në ‘Etihad Stadium’ për raundin e pestë në Premier League. Futbolli ‘bio’ ishte emocionues deri në limite, me Arsenalin që i shpëtoi fitorja vetëm në shtesën e tetë, paçka se gjithë pjesën e dytë e luajtën me një lojtar më pak.

Ndeshja filloi mirë për ‘Qytetarët’, që me Haaland kaluan në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë. Pasimi i Savinhos nuk mund të gabohej nga norvegjezi, që në 105 ndeshja ka shënuar 100 gola me fanellën e Cityt.

Kur u duk se ‘Topçinjtë’ ishin në tapet, perla e Calafiorit nga jashtë zone barazoi ndeshjen në minutën e 22-të. Gabriel në shtesën e parë shënoi golin e dytë për Arsenalin, duke heshtur pjesën blu të stadiumit.

Fundi ende nuk kishte ardhur për pjesën e parë, pasi Trossard la Arsenalin me një lojtar më pak në limitet e fraksionit të parë.

Pjesa e dytë ishte me raste dhe një lojë që padyshim ka kënaqur ata që kanë parë një ndeshje që nuk vjen shpesh. Edhe pse Arsenali u mundua të vononte lojën, ishte Stones që gjatë një rrëmuje në zonë e dërgoi topin në rrjetë në minutën e fundit shtesë, për barazimin 2-2.

I futur nga stoli, Stones i dha një pikë të tijve në një duel që në çdo sekondë ishte i luftuar. Paqe mes miqve Guardiola dhe Arteta që në fund shtrënguan duart, por mes lojtarëve nuk munguan konfliktet pas fërshëllimës finale.

Me 13 pikë City rikthehet në krye të Premier League, ndërsa Arsenal me 11 pikë ndodhet në pozitën e katërt.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?