Ismail Morina

Arrestohet Ismail Morina, kuksiani që ngriti dronin në Beograd! Policia: Nuk ka shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje

25 Maj 2022, 11:11| Përditesimi: 25 Maj 2022, 11:46

  • Share

Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina është arrestuar nga policia e Kukësit teksa po vinte nga Kosova pasi nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje.  Ballist Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me flamurin shqiptar në Beograd. ReportTv mëson se pas arrestimit ai i është dorëzuar drejtorisë së burgjeve ndërsa do të shlyej edhe burgimin e mbetur.

Akuza që rëndon ndaj Morinës është ajo e armbajties për të cilën ai është arrestuar në durrës në vitin 2015 dhe është hetuar pas tre muaj në gjëndje të lirë. Për arrestimin e tij ai ka reaguar edhe në profilin e tij të facebook, ndërsa ReportTv mëson se ky arrest nuk lidhet me ndeshjen e stome Roma – Feyenoord.

Kujtojmë se Ismail Morina u akuzua nga Serbia për nxitje të urrejtjes mes popujve, pasi ngriti dronin në tetor të vitit 2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku u krijuan tensione të forta në fushë mes lojtarëve të dy skuadrave.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani: 26/05/2022 09:02

    Ky asht hero, lirojeni sa ma shpejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?