VIDEO/ Arrestohet në Kolumbi bossi i mafies italiane, Gustavo Nocella! Tavolina e bilardos i "solli" policinë në shtëpi

22 Tetor, 16:06| Përditesimi: 22 Tetor, 16:21

  • Share

Bosi i mafies italiane Gustavo Nocella është arrestuar të hënën që lamë pas, (21 tetor 2024) në Medelin të Kolumbisë.

I njohur në botën e krimit si “Ermes”, 58-vjeçari nga Napoli është kapur në banesën e tij që ndodhet në lagjen El Poblado.

Sipas Colombia, arrestimi i Nocella-s, në kuadër të operacionit “Minerva” vjen pas një hetimi të përbashkët gjashtë-mujor mes Policisë Kombëtare Kolumbiane, Policisë italiane, Mbretërisë e Bashkuar dhe Europolit,

Ai dyshohet se ka koordinuar trafikun e kokainës nga Kolumbia në Holandë, ku dërgesat shpërndaheshin në të gjithë Evropën.

Sipas policisë, Nocella është i lidhur me klanet mafioze italiane të Rinaldi-Formicola, Amato-Pagano dhe De Micco, të gjitha me qendër në Napoli.

William Salamanca, drejtor i Policisë Kombëtare, tha: "Në botën e trafikut të drogës, rrjeti i tij logjistik vlerësohej shumë, i përbërë nga bashkëpunëtorë të specializuar që kryenin detyra specifike nën drejtimin e tij të rreptë".

Sipas policisë kolumbiane, ishte pasioni i Nocella-s për lojën e bilardos, i cili e “dorëzoi” tek autoritetet. 58-vjeçari kishte porositur një tavolinë bilardoje për në shtëpinë ku banonte, porosi që ndihmoi policinë ta gjente.

Ai ishte subjekt i Interpolit, me kërkesë nga agjencia kundër drogës në Napoli, dhe kërkohej për komplot kriminal dhe trafik droge. Pas hetimeve, autoritetet konstatuan se bosi i mafies italiane fshihej në Medellin të Kolumbisë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?