Sport

Dhunoi arbitrin dhe u arratis nga dhomat e zhveshjes, arrestohet futbollisti i Mirditës! Komisioni i Disiplinës e përjashton përjetë nga futbolli

6 Maj 2021, 17:36| Përditesimi: 6 Maj 2021, 18:38

  • Share

CËRRIK- Futbollisti Armando Marku, protagonist i ngjarjes së shëmtuar ditën e djeshme në stadium ku dhunoi arbirtin, është vënë në prangat e policisë. Marku ishte në kërkim, pasi u arratis nga dritarja e dhomave të zhveshjes, pasi pa që policia mbërriti në stadiumin "Nexhip Trungu".

" Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 31 vjeç, banues në Rubik (sportist i një klubi sportiv), pasi në stadiumin "Nexhip Trungu", Cërrik, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis dy ekipeve sportive, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, arbitrin e ndeshjes, shtetasin K. Q., 25 vjeç, banues në Vlorë", njofton Policia.

Ndërkohë, Marku, me vendim të Komisionit të Disiplinës, është përjashtuar përjetë nga çdo aktivitet futbollistik, pas incidentit.

“Lojtari i KF Mirdita, Armando Marku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke shkelur parimet e fair play, në bazë të neneve 11/1/e/f, 31, 38, 48/1/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik”, njofton Komisioni i Disiplinës.

Sherri ndodhi në minutën e 44-t të ndeshjes, teksa futbollisti u ndëshkua me karton të kuq për gjestin antisportiv. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A dhe që luhej në stadiumin e Cërrikut, teksa FSHF ka dënuar dhunën.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • drini: 09/05/2021 20:55

    Bravo, keshtu duhet vepruar per cdo lojtar idjot qe ben veprime te tilla por nuk duhet me e lene me kaq sepse ka dhe pergjegjesi penale qe te gdhenden derrat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?