Makina e Policisë gjatë aksionit në Durrës

Arrestimi me urdhër të SPAK, Ahmet Masha është kunati i vëllait të ish-deputetit Çyrbja

20 Tetor, 22:30| Përditesimi: 20 Tetor, 22:38

  • Share

1729456568_Screenshot1.jpg

Makina e Policisë, gjatë aksionit mbrëmjen e sotme në Durrës

Detaje të reja nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme në qarkun e Durrësit mbrëmjen e sotme, ku u arrestua ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, me 3 akuza të rënda.

Bashkë me ish-ligjvënësin është arrestuar edhe Ahmet Masha, një emër i njohur për Policinë dhe Drejtësinë, pasi ka qenë i arrestuar në vitin 2013 për kontrabandë nafte, bashke me një grup prej 8 personash.

Gjithashtu rezulton se Masha është njëkohësisht edhe kunati i vëllait të ish-deputetit Çyrbja, por nuk ka detaje nga Prokuroria ende për lidhjet mes të dyve dhe provat që i implikojnë në çështjen e lidhjes me një grup kriminal dhe komunikimet në SKY ECC.

Ish-deputeti akuzohet për korrupsion zgjedhor, tregtim të sekreteve shtetërore dhe përkrahje e autorit të krimit. SPAK njoftoi se nesër do të dalin me njoftim të detajuar për dosjen e bujshme hetimore. GJKKO ka aprovuar masat e sigurisë paraprake “arrest me burg” për të dy. Por mësohet se ka edhe persona të tjerë që po kërkohen për arrestim.

Ndërkohë pritet transferimi nga momenti në moment drejt Tiranës i dy të arrestuarve.


Lajmi kryesor:

Akuzohet për lidhje me grup kriminal në Durrës, arrestohet ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja! Doli në Sky ECC, 3 akuza, mes tyre tregtimi i sekretit shtetëror (VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?