Arrestimi i vëllezërve Çala, shtyhet afati i paraburgimit për autorët e grabitjes në Rinas

14 Prill 2020, 11:01| Përditesimi: 14 Prill 2020, 11:34

  • Share

Për nëntë të arrestuarit e ngjarjes së 10 prillit në Rinas është zgjatur afati i paraburgimit. Vendimi i mor sot për shkak të arrestimit të vëllezërve Çala, të cilët ranë në prangat e policisë me 19 mars, teksa qëndronin në banesën e marrë me qira në Qerret të Kavajës.

Për ngjarjen e 10 prillit në Rinas ku u vodhën 4.6 milionë euro janë arrestuar në total 9 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Personat e arrestuar janë Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi, Hasan Kanaçi, Eldi e Klement Çala. Në kërkim për ngjarjen është edhe bashkëpunëtori i vëllezërve Çala, Talo Çela.

Në grabitjen e Rinasit, që bëri shumë bujë, mbeti i vrarë nga efektivi i FNSH-së organizatori Admir Murataj.

VIDEO e arrestimit të vëllezërve Çala

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?