Arrestimi i Metës, Beqiri në Report Tv: Ka casino, restorante e llogari bankare jashtë shtetit! T’i konfiskohen

28 Tetor, 19:59| Përditesimi: 28 Tetor, 20:00

  • Share

1730141034_idajetbeqiri.jpg

Avokati Idajet Beqiri ka komentuar në Report Tv arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Beqiri i cili është edhe një kallëzuesve në dosjen ‘Meta’, thotë për gazetarin Arbër Hitaj se drejtësia e ka marrë rrugën e saj dhe nuk ka më të pandëshkueshëm.

Beqiri thotë se Meta duhet të tregojë se ku ka fshehur pasuritë, sipas tij që janë hotele, restorante bare, casino apo edhe llogari banakre jashtë shtetit.

"Kapitulli Meta duhet të konsiderohet i mbyllur, shqiptarët kanë shpëtuar nga bosi më i madh i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë në këtë vend. Shqiptarët presin që SPAK, sikur shfaroi njëherë folenë e grerëzave të familjes Meta, duhet të vejë edhe në të gjitha skutat ku ai ka fshehur dhe depozituar pasuritë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, të cilat i ka grabitur me mjetet e tij mafioze, me shpërdorimin e rëndë që i ka bërë pushtetit dhe besimit të atyre që e çuan në ato detyra. Qoftë Meta, por edhe ata që i shkojnë ende nga pas Metës, i përkasin botës së krimit, botës së të mundurve. Elementë të tillë i kemi parë prej kohësh.

Aferat, vrasje e Metës do zbulohen një nga një, edhe aferat. Të tregojë ku i ka fshehur pasuritë, përveç atyre që i janë zbuluar. Shqipëria dhe shqiptarët duan sekuestrimin dhe konfiskimin e të gjitha pasurive, aseteve, hotele, restorante, bare, kazino dhe pastaj llogaritë bankare që Meta e Kryemadhi kanë në disa vende të botës. Një pjesë e tyre nuk janë thjesht vjedhje që i kanë bërë shqiptarëve, por edhe para të pista për të sabotuar Shqipërinë, për t’i shitur detin Shqipërisë. Meta përfaqëson një nga kokat më të mëdha të krimit dhe korrupsionit në këtë vend, ky vend s’do këtë më të pandëshkueshëm, drejtësia e ka marrë rrugën e duhur", tha Beqiri në Report Tv. 


Lajmi kryesor:

Hetimet për 21 janarin, avokati Beqiri në Report Tv: Masakër shtetërore, Berisha zhduku provat! Më në fund do përballet me drejtësinë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?