Arrestimi me forcë i Ilir Metës, reagon ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha: Ishte i pashmangshëm, kundërshtoi me forcë shoqërimin! U krye detyra, pikë

22 Tetor, 08:12| Përditesimi: 22 Tetor, 17:15

  • Share

Tirane- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha e quajti të pashmangshëm shoqërimin me forcë të ish presidentit të Republikës, Ilir Meta, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë mesditën e 21 tetorit 2024 në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës, kur po udhëtonte me një automjet në drejtim të Tiranës.

Përmes një reagimi Ministri thotë se arrestimi u bë nga Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit të cilët kur kanë në dorë një urdhërarrest të SPAK nuk kanë asnjë alternativë tjetër vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë! 

"As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg, thuhet në reagimin e sotëm të ministrit të Brendshëm

Arrestimi i Ilir Metes, ndaj të cilit SPAK ka ngritur tre akuza ngjalli polemika mes të cilave u quajt dhe 'show' ndërsa opozita e quajti 'rrëmbim politik' . I vetmi person që e shoqëronte në automjet Metës ishte sekretari organizativ i PL-së dhe nuk ishte asnjë punonjës i gardës së Republikës, siç Kushtetuta e parashikon për ish presidentët, por vetë Meta pak kohë më parë i largoi.

Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha:

"Kam ndjekur me vëmendje dhe respekt opinionet e një sërë analistësh të angazhuar mbrëmë, lidhur me ndalimin e shtetasit Ilir Meta, nga Policia e Shtetit. Fjalori ka qenë ekstrem për mënyrën sesi u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndaj shtetasit në fjalë.

Janë përdorur etiketime të rënda ndaj Policisë dhe janë akuzuar efektivët e saj për faje, që nuk i kanë bërë, dhe reagimi ndaj rezistencës me forcë të personit, që kishin detyrë të ndalonin është nxjerrë jashtë kontekstit të ngjarjes. 

Janë hedhur edhe variante alternative për mënyrën se si duhej kryer, ku duhej kryer, e kur duhej kryer ndalimi i shtetasit Ilir Meta, për shkak të asaj ç'ka ai ka përfaqësuar në dekadat e jetës politike shqiptare. Nuk dua të bëj asnjë polemikë me zotërinjtë dhe zonjat e angazhuara, në ekranet e këtij diskutimi.

Ata kishin mbrëmë, përtej pozicionimeve të njohura, edhe avantazhin e spektatorit në dhënien e gjykimeve, jashtë dinamikës dhe tensionit të ngjarjes. Por e ndjej për detyrë të shprehem në emër të atyre efektivëve, të cilët nuk e meritojnë trajtimin tejet tendencioz, që iu bë operacionit të tyre. 

Për zbatimin e vendimit të Gjykatës u angazhuan efektivë të Forcës Lëvizëse Operacionale, forcë e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit, dhe jo punonjës të Rendit, që është një forcë shërbimi ditor.

Ata fatkeqësisht u përballën me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të. Kjo është zanafilla e ngjarjes dhe nga këtu fillon arsyetimi sipas protokollit, që Policia e Shtetit ndjek në ekzekutimin e një vendimi ndalimi. 

Me këtë fakt lidhet edhe e gjithë shija, sigurisht jo e mirë e skenës që u krijua. Nëse shtetasi Ilir Meta nuk do ta kishte kundërshtuar ekzekutimin e vendimit, dinamika e ngjarjes nuk do të kishte prodhuar asgjë tjetër, përveçse kalimin e qetë të tij, nga automjeti privat në automjetin e shoqërimit në Polici. 

Nga ana tjetër, askush nuk e thotë dot, që ajo shfaqje e dhunshme kundërshtie, nuk do të kishte qenë e njëjta kudo tjetër, ku do të mund të bëhej ndalimi i tij. Madje sipas analizës përgatitore të operacionit, në të tjera rrethana, rezultati mund të kishte qenë edhe më problematik për shijen e atyre, që mbrëmë e trajtuan Policinë si autore të një operacioni të dhunshëm. 

Por fatkeqësisht dhe çuditërisht, të gjithë ata “harruan”, që vetëm kundërshtimi i saj me dhunë dhe asgjë tjetër, e bëri të pashmangshëm shoqërimin me forcë të shtetasit Ilir Meta. Për pasojë edhe skenën shqetësuese! 

Prandaj me keqardhje të sinqertë për pamundësinë e shmangies së shoqërimit të tij me forcë, jam po ashtu i keqardhur, që nuk bie dot dakord me optikën e akuzatorëve të mbrëmshëm të Policisë së Shtetit. 

Me fjalorin e tyre ekstrem ndaj efektivëve të saj, jo dhe jo. Kurrën e kurrës.

Dhe në fund, e shoh të nevojshme të nënvizoj një të vërtetë absolute dhe fare banale. Kur Policia e Shtetit, jo në Shqipëri, por kudo në botë, merr një urdhër arresti, nuk ka në dispozicion shumë opsione, por vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë. As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg. 

Pra, Policia e Shtetit dje kreu detyrën dhe u detyrua ta kryente duke përdorur forcën, për gjithë sa sqarova më lart, duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, jo dëshirës, sesi do të kishte qenë më mirë të ndodhte apo të mos ndodhte".

Ndaj Ilir Metës SPAK rëndon 3 akuza: Pastrimi i parave, korrupsion pasiv dhe refuzim i deklarimit të pasurisë. Ndërkohë në kuadër të kësaj dosje janë në hetim dhe bashkëshortja e tij, ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, Ema Çoku, mikeshë e ngushtë e Monika Kryemadhit dhe Pirro Xhixho, babai i nënkryetares së PL-së, Erisa Xhixhi, ish kryetari i AKEP. 

Ora 12:20
Avokati Genc Gjokutaj shkon të takojë Ilir Metën në paraburgim, përveç shkresave i çon edhe qesen me ushqime! (VIDEO)

Teksa dërgimi i qeses me produkte ushqimore mëngjesin e sotëm (22 tetor) dështoi për t’ia çuar në qelinë e paraburgimit Ilir Metës te blloku i sigurisë, ai që e ka finalizuar këtë ‘postë’ ka qenë avokati i kryetarit të Partisë së Lirisë.

Genc Gjokutaj u pa te blloku i sigurisë me të njëjtën qese në dorë, ku brenda dallohej një çokollatë “Nestle Dessert”. Gjithashtu Gjokutaj mbante edhe një grup fletësh dokumentare në dorë.

Në mëngjes ishte sekretari i Metës, njëkohësisht shoferi i tij në momentin e arrestimit të hënën e 21 Tetorit te “Kthesa e Kamzës”. Meta pret daljen në GJKKO për konfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, me 3 akuza të rënda. Avokati është një prej personave të vetëm që mund ta kontaktojë klientin e tij më shpesh nga të gjithë, për shkaqe proceduriale.

Ora 10:17
Sekretari i PL-së kërcënon policët që arrestuan Ilir Metën: Po gjejmë emrat! Skuadra terroriste do ndëshkohet pa mëshirë! Replikon me Ministrin: Je zar ordiner i Ramës

1729526834_tediblushi.JPG
 

Foto: Tedi Blushi duke pershendetur me dy gishta Ilir Metën në makinën e policisë 

Tirane-  Partia e Lirisë e quan ‘rrëmbim politik’ dhe 'skenar kriminal destabilizues' për të eliminuar kryetarin e saj, arrestimin e Ilir Metës një ditë më parë (21 tetor 2024) nga Forcat Speciale të Operacionales.

Madje në një reagim për facebook, sekretari i përgjithshëm I Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkon përtej duke deklaruar se PL po mbledh informacione për të mësuar emrat e efektivëve të cilët ekzekutuan urdhërarrestin e SPAK dhe do të ndëshkohen.

"Skenari kriminal destabilizues për eliminimin fizik të Presidentit Ilir Meta dështoi!

Por skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin fizik të tij do të ndëshkohet pa mëshirë pavarësisht maskave në surrat!

Dhuna e ushtruar, siç provon qartë kjo video, nuk do të tolerohet dhe kurrë nuk do të amnistohet! 

Partia e Lirisë është duke mbledhur informacion për emrat e të gjithëve terroristëve që nga dje e kanë personale me çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot.

Më tej Blushi reagon ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm i cili tha se forcat speciale ekzekutuan urdhrin sipas ligjit, duke e quajtur 'zari ordiner i Edi Ramës"  

"Me reagimin e sotëm provokues të zarit ordiner të Edi Ramës në krye të Narkoministrisë së Brendshme dhe avokatisë që i bëri skuadriljes terroriste është e qartë se gjithçka ka qenë e urdhëruar nga lart.

Askush nuk do t'i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist!"

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nebi: 22/10/2024 20:16

    Ne vitin 1991 kur Meta hyri ne politike kishte nje kostum modest sa per te thene serioz dhe mbase nje shtepi 2+1. Me rroge deputeti,ministri,kryeministri dhe presidenti mbase mund ti justifikohet nje pasuri te luajtshme dhe te paluatshme se bashku me Moniken 1.5 milion euro. Por siç po rezulton dhe nga eksperte ekonomik dhe te pushtetit dyshohet se pasuria e tij eshte rreth 4 miliard euro. Berluskoni qe njihej si biznesmen i sukseshem qe nga vitet 70,normalisht i lidhur me mafien kishte nje pasuri prej 6 miliard eurosh dhe kete pasuri e kishte vendosur para se te merrre poste shteterore. E keqja me e madhe ne Shqioeri ka qene se pushtetare si Meta jane bere miliardiere kur kane patur poste shteterore dhe kjo eshte me e rende se parate e vena nga mafia. Une shtroj pyetjen çfar dallimi ka Meta qe ka vjedhur pasurine dhe taksat e popullit nga mafiozi Karlo Gambino apo Mejer Lenski,nderkohe qe keto te fundit kishin nje fare respekti per popullin, te pakten nuk kerkonin poste dhe nuk merrin rroge me bordero shteti nga taksapaguesit. Pse policia e arrestoi ne ate vend? Po kishte nje vendim gjykate dhe strategjine(planin) per te kapur nje te kerkuar per krime te renda e harton drejtuesi operacional sipas vleresimit te nje rrisku per te mos gabuar,pasi pergjegjesia eshte e madhe nese urdheri nuk ekzekutohet dhe demtohen persona te trete.(Shiko rastin Berisha, si i priti punonjesit e policise te cilet kishin detyrim ligjor ti dergonin njoftimin e institucionit te drejtesise) dhe ku eshte morali i ketyre ish drejtuesve te larte te shtetit qe nuk kane pike respekti per ligjet,vendimet dhe urdherat qe kane miratuar vete, necrespekt te qytetareve te vet dhe drejtesise.

    Përgjigju
  • Spak #1 emigrant usa: 22/10/2024 18:25

    Te ishte parti spaku do e votoja 100% ,ku i moren keta derdemen keta shum a parash , me shtepi 500 milionshe, wc per macen , Neve emigranteve n’a kthehet besimi qe shqiperia vendi yne i dashur qe e leme decada prépara do behet ,sepse keta zagaret sala me ilir Monika e co do vidhshin pa u munduar pasurin e shqiptareve qe 30 vjet ku profesioni i tyre nuk ishte politika por zhvatja e vendit

    Përgjigju
  • Pyetje: 22/10/2024 17:07

    Pyetja ime eshte e thjeshte per te gjithe te shqetesuarit: cfare duhet te bente policia kur ai nuk bindej te zbriste nga makina?

    Përgjigju
  • Lui: 22/10/2024 16:04

    Dje u pa varianti halabak i ketij personi. Meta nese do ishte burre, do duhej t'u thoshte ".. ja ku me kini.." Do tregohej vertete nje "zoteri ". Por keta tipa s'kane brenda fisnikeri e zoteri, keta jane vertete halabake e lapangjoze qe vjedhin dhe pijne gjakun e popullit. Dhe kur vjen fundi, as te mbajne pak dinjitet nuk e mbajne dot. Ne fakt nuk e mbajne sepse nuk kane, kaq e thjeshte eshte!!!

    Përgjigju
  • Skull: 22/10/2024 11:35

    Ervin keshtu do te terheqin dhe ty nje dite te bukur!

    Përgjigju
  • E morr ilir: 22/10/2024 11:31

    NËSE KA KUNDËRSHTUAR ME FORCË.... KU E KE KALLZIMIN E POLICVE PËR KUNDËRSHTIMIN..... POR E VËRTETA ESHTË DIÇKA TJETËR THJESHT "SHOW" ...

    Përgjigju
  • Xhavit Karai: 22/10/2024 10:14

    Ilir Meta e vērteta ēshtē hajdut ordiner, e ka merituar ktē lloi arestimi. Por me sa kam digju un Iliri do mari avokat profesor doktor Rexhep Bule Lekēn [ kepi ] E me ktē avokat Ilir floriri 99% i shpēton burgut.

    Përgjigju
  • Bledi: 22/10/2024 10:12

    Pyka e radhes e ministrise se brendshme njesoj si pyka e pare Rames, i denuari Tahiri. E konsideron veten kre dje zedhenes se Policise se Shtetit. Ndersa kreu i Policice, sherben si rrip brenevekesh per pyken minister. Te ashtuquajturit "socialiste" po hane te gjalle njeri tjetrin-sot Meten dhe Monen, neser Edin dhe Belken.

    Përgjigju
  • Emigranti: 22/10/2024 09:57

    Bravo Mos u terhiqni nga keta hajduter e vrasesa popullin e keni me vete Te gjith hajduterit ne burg dhe sekuestroni pasurit vetem keshtu e ndjejn forcen e shtetit

    Përgjigju
  • Luli: 22/10/2024 09:54

    Ilir krraba (ari) jam ibi ma te fortit

    Përgjigju
  • dina: 22/10/2024 09:44

    o personi ne fjale ka 1000 akuza dhe jo 3 dje mendoj se shpetuan shqiperia dhe shqiptaret. eshte e dhimbshme e tmerrshme te mendosh se kush te drejton.

    Përgjigju
  • Tedi: 22/10/2024 09:42

    Ziti Hoxha vazhdoni pinene se po degjuat llapaqenet e ekraneve e qe i thone vetes analiste puna juaj nuk humbet . Shqiptare i njohin mire grabitwsit e pasurise se tyre keto 34 vjet

    Përgjigju
  • Populli: 22/10/2024 09:38

    Hallall, policia beri vetem detyren po keta horra nen petkun e politikes u duket vetja mbi gjithcka mbi shtetin mbi ligji ilir metes ne tere shoket e shoqet e ekraneve qe na kane care mos te them se cfare. Horra, horra ja cfare jeni.Policia beri vetem detyren dhe e beri shume mire dhe ishalla o zot ky pis merr denimin maksimal.

    Përgjigju
    • Lymi: 22/10/2024 13:43

      Mire o Popull mire. Po te duket sikur je enderr, por ujku po te copeton. Policia duhet ta beje detyren sic eshte Ligji, me leter ne dore i paraqitesh tjetrit per ndalim apo arrest dhe me shenjat e plota identifikuese te Policise. Nuk mund te paraqitesh me arme ne dore qe e drejton nga shoferet qe filmojne. Se Ilir mund te kete vjedhur dhe le te marre denimet sa i takojne, por edhe ai shtetas e ketij vendi eshte dhe per me teper ka dhene edhe shume kontribut per kete vend. Perfshire edhe faktin qe te solli Ramen ne pushtet ne 2013, o Popull. Me gjakftohte, nuk ka nevoje per mllef e urrejtje kaq te madhe, se edhe Spak se nxori kot urdherin, por Policia ska pse sillet si Polici partie, se sot ja bene atij, por neser ta bejne ty o Popull.

  • Lymi Tutit: 22/10/2024 09:04

    Spjegimi i dhene nga Ministri,me duket i Plote dhe i Qarte ! Shikoni edhe "Sondazhin",ku zakonisht per ceshtje te ndryshme,publiku ndahet ne rreth 70/80 % me 20/30% ...... vetem rreth 10% jane kunder ketij arrestimi ! Shumica dermuese e shqiptareve jane Pro "Heqjes se Lirise" per kete politikan,personazh nga me te "urryerit" per publikun dhe qe me ne fund po "nis" te ndeshkohet sikurse e meriton ! Lymi Tutit

    Përgjigju
  • andon: 22/10/2024 09:01

    E keni marr si Cekun (Qorrin ) te lagjia ime sa her duhej ndonje ne komisatjat keshtu e merrnin hahhahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?